1) Alida dhe Tirana, dje dhe sot. Si e përjeton këtë raport sot?

Ashtu si mijra bashkëatdhetare,nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë edhe unë si vendlindëse e Tiranës kam rrënjet akoma të ngulura në këtë tokën e saj. Patëm fatin të jetojmë dy epoka dhe sisteme të vendit. Dihet që çdo sistem,sjell me vehte turbullira në qeverisje. Për rrjedhojë këto kalime na dhuruan një eksperiencë duke na berë më të vetëdijshme, më të vendosura dhe më kritike në lidhje me jetën tonë, në veçanti me dëshirat për të ardhmen. Çdo vit e ndjej se sa shumë shkurtohet largësia ndërmjet Fuldes, qyteti ku jetoj në Gjermani,dhe Tiranës.

Mbase një ditë,…do të shkrihen të dyja në një të vetme, nga ana shpirtërore.

2) Në jetë ke njohur momente gezimi, por edhe momente të vështira. Si kanë ndikuar ato tek Alida?

Çdo njeri ka në jetë të tilla momente, janë shprehje e mënyrës së egzistencës; ndodhen gjithmon në një raport mes tyre dhe përballë njëra- tjetrës.

Po nuk qave,…nuk kupton te qeshurit (qesh Alida… ha ha… .) mirëpo mua vështirësitë mi krjuan të tjerat,mbrapa shpine. Goditjen që më solli shumë vështirësi për mos të thënë më zhduki rininë.

Nuk ishte ose është moment,jo,është komplet një faze e bukur e jetës time që nuk kalohet e harrohet thjeshtë e lehtë. Nëse do të të kishin qënë vëtëm momente të vështira kjo për mua do të thotë se ato janë normale në procesin e zhvillimit jetësor dhe të japin eksperiencë e të forcojnë, të fuqizojnë për atë çka vjen në vazhdim.

Rastet si ky i imi të paralizojnë, të demoralizojnë, të hutojnë deri sa arrin në depresion nga ky ndryshim i jetës i cili sapo kishte filluar aq bukur të lulezonte…

3) Karriera artistike fillon në moshën trembëdhjetë vjeçare më 1970 në Festivalin e Nëntë të RTSH-së me ” Portret heroine”, fituese e çmimit të dytë dhe mbyllet me festivalin e Njëzetë me këngën” Më kujton ti ato vite”, klasifikuar në vend të tretë…. 

Po, mjaft e saktë, ashtu është. Debutimin tim në fakt e kam filluar n mëoshën 6-7 vjeçe në Festivalet e Fatosave dhe Pionierve. Kam fituar çmime të ndryshme në Festivalet e RTSH- së. Në djetë sezone artistike, pra 10 Festivale, kam debutuar me nga dy këngë dhe jam nderuar gjithmonë me çmime, nga vendi i parë deri tek i treti.

4) Çfarë i kanë lënë mbresë Alidës ato vite dhe si e kanë rritur këngëtaren brenda teje?

Tek Unë, që në moshë të vogël është zhvilluar së bashku me ndërgjegjen edhe përgjegjësia e bukur që ndjen artisti për atë që krijon ose debuton.Nuk bëhesh një artist i suksesshëm nëse ke vetëm talentin e lindur….kjo është thjesht baza…por duhet ta përpunosh, të debutosh, t’i kushtohesh, t’i japësh formë që të arrijë sa më e bukur tek publiku dhe të ndjesh nëse kjo i jep vërtet kënaqësi publikut….Përshkimi i kësaj rrugë të gjatë me një punë të madhe dhe sistematike më çoi mua në një nivel të lartë dhe të veçantë për skenën dhe këngën; në fakt unë vi nga një familje dashamirëse e muzikës: mami, motra,  vellai,dhe të afërt të rrethit familjar kanë debutuar në TOB në Tiranë.

 5) “Kthimi” është disku i cili krijon urën lidhëse mes këngëtares së djeshme dhe asaj të sotshme. Si e ndjen veten sot nga ana artistike? 

Rastësia më ndihmoj të njihesha me një djalë shqiptar të talentuar në Francë, Leonard Sojli, i cili është shumë i talentuar për mendimin tim. Na lindi ideja të bashkëpunonim për kompozimin e një CD e cila do të ishte një prove e madhe për rikthimin tim edhe një herë tek spektatori dhe tek muzika lehtë.Të them të drejtën ështe vetem ajo, MUZIKA, ilaci i papaguar, që më mbante shpirtin gjallë dhe që më ngrinte në këmbë për të vazhduar udhëtimin në jetë….

6) Albumi i rikthimit ka tekstet e poetes Xhuljana Jorganxhi dhe kompozimet muzikore të Leonard Sojlit. Dashamirësi dhe publiku i muzikës së lehtë shqiptare çfarë do të gjejë në këto këngë të reja? 

Fati im i madh është që në jetën time të plagosur kam punuar me poetë dhe kompozitorë të mirë. Personalisht nga natyra që kam jam përpjekur gjithmonë të gërshetoj lidhje të transmetimit shpirtëror per t’i shkrire në një të vetme me atë që quhet KËNGË. Menjëherë sapo ja transmetova Xhulit idetë e mija për këtë CD muzikore bashkëpunuam të tre duke u mbështetur në muzikën e lehtë shqiptare.

7) Në Bolonja ishte prezantimi i parë? 

Jo, jam e kam prenzantuar në Bergamo pranë Milanos për herë të parë në një pallat sporti me qindra spektatorë shqiptarë dhe italian dhe t’ju them të drejtën ishte prova më e vështirë që kalova. Emocione të papërshkrueshme se si do të reagonte publiku, si do të paraqitesha e shumë e shumë ngarkesa përgjegjësie që të sjellin së bashku ato emocione që të bëjnë të dridhen këmbët dhe duart.Jam munduar shpesh kur shkoj në Tiranë të paraqitem në ndonjë program të kanaleve të ndryshme TV për të krijuar një lloj  vazhdimësei dhe prezence për fansat e mi dhe publikun tim, që ashtu siç nuk më kanë harruar ,…edhe unë kurrë deri sa të vdes nuk i harroj.Pa këtë lloj publiku artëdashës, këtë muzikë të bukur që ne trashëgojmë mbase nuk do të mund të ngjitesha në atë nivel nga i cili më rrëzuan.

Unë dhe brezi i artistëve të kohës sime nuk vjen më në jetën njerëzore,Koha lëviz shpejt dhe bashkë më të edhe artistët me levat e tyre prapagandistike e biznesore. Arti nuk i shërben më shpirtit për ta qetësuar e kënaqur, por parasë së qelbur që ka mbuluar mbarë botën dhe po e mbyt, atë dhe njerëzimin.Falenderoj nga zemra të gjithë pjesëmarrësit në këtë mbrëmje të bukur, vllazërore dhe familjare të Bolonjës duke ju uruar mbarësi, shendet dhe vllazërim në familje dhe kudo.

Gëzuar Festat e Nëndorit!!!

Nga Klodeta Gjini, ish-sportiste, rekordmene e viteve ’80-’90 në Shqipëri

Burimi: https://klodetagjini.blogspot.com/2019/11/alida-hisku-te-them-te-drejten-eshte.html