1 MAJ 1886, SHPALLET DITA E PUNËTORËVE

Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).

Të shtatët që u dënuan me vdekje.I teti që nuk është shfaqur u dënua me 15 vjet burgim.

Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882.

Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 majin. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej këtu Marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872.

Në Evropë 1 maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.

1 Maj 305, Konstanci I merr fronin e Perandorisë Romake

1 Maj 1819, u formua Kodiku i Fierit

Më 1 Maj 1819, zë fill Kodiku i Fierit nr.100, një monument kulture me rëndësi të madhe, që ruhet në Arkivin Qëndror të Shtetit.

Dorëshkrimi në fjalë është një regjistër prej 96 fletësh letre, shkruar nga të dyja anët. Përmban 317 kontrata paramartesore, lidhur mes familjeve të banorëve të Myzeqesë që kishin si qendër shpirtërore Manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas, mes datave 30 prill 1819 – 19 tetor 1843. Kontratat janë shkruar në greqisht, në fletë me përmasa 225 x 155 mm. Në kapakun e dorëshkrimit paraqitet një shënim që tregon zotëruesin e vjetër të tij: “Ky regjistër fejesash i përket të shenjtit të Beratit, Joasafit”. Sipas traditës, dorëshkrimi ndodhej dhe ruhej në Manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas, kurse shënimi na dëften se dorëshkrimi ishte pronë e Mitropolisë së Beratit, nga e cila varej Manastiri që prej themelimit të tij. Dorëshkrimi u evidentua më 1951 dhe ka qëndruar në Manastir deri më 1957, kohë kur u dërgua në Mitropolinë e Beratit. Studiuesja Llambrini Mitrushi e studioi dorëshkrimin më 1962, pas ftesës që i bëri Mitropoliti i Beratit, Qirilli, dhe botoi dy artikuj studimorë për të. Dorëshkrimi ka qenë pronë e kësaj Mitropolie, të paktën deri në vitin 1966, kohë kur u botua dhe artikulli.

Ky kodik, deri më sot i vetmi i kësaj natyre që ruhet në Shqipëri, përbën burim parësor për historinë, antropologjinë, të drejtën, ekonominë, prosoponiminë, gjeografinë dhe etnografinë e Myzeqesë në gjysmën e parë të shek. XIX

1 Maj 1897, lindi Myslym Peza, komandanti i çetës së parë partizane

1 Maj 1889, Mati Logoreci hap shkollën e parë shqipe në Prizren

1 Maj 1913, emëtohet pulla e parë shqiptare

1 Maj 1918, u krijua Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”

1 Maj 1945, Jugosllavia vendos marrëdhënie me Shtetin Shqiptar

1 Maj 1947, u shfaq premiera “Dasma Shqiptare”

Përgatiti për naishtedikur.info E. Troplini