Trup i vogël me zë potent. Kjo është Ana Kodra, e cilësuar si e vogla Vaçe Zela e skenës shqiptare. Pas pjesëmarrjeve të suksesshme në talent show në vendin tonë, Ana prek skenën e Junior Eurovision. Bukuroshja do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën ”Mos ma prekni pemën”.

Eurovizioni i fëmijëve këtë vit do të mbahet në Gjeorgji, dhe për këtë Ana ka përgatitur nga një video dhe kartolinë përshëndetëse. Me duart që i lëviz mjeshtërisht në piano, Ana prezanton këngën ku ndër të tjera zbulon se është një person karizmatik.

Ana do të këndojë këngën “Mos ma prekni pemën”, për të cilën ajo shprehet se i dedikohet natyrës dhe një thirrje për ta mbrojtur atë nga shkatërrimi. Junior Eurovision është sikur Eurovizioni por për moshat e reja, ndërsa më pak shtete marrin pjesë në këtë festival sesa në Eurovizionin që e njohim të gjithë.

Ana Kodra do të këndojë në këtë festival me datë 26 nëntor, ndërsa janë gjithsej 16-të këngë që garojnë në spektaklin të cilin e ndjekin miliona fëmijë nga mbarë bota.

Kënga konkuruese

Burimi: Kohajone.com