Anastas Kristofori
Anastas Kristofori

Aktori i mirënjohur i skenës dhe kinematografisë Anastas Kristofori, është një nga themeluesit e artit dhe kulturës shqiptare. Të gjithë e kanë parë, të paktën një herë të vetme komedinë “Pallati 176”, ku një nga personazhet kryesore të veprës është edhe artisti ynë. Interpretimi brilantë dhe talenti i pashoqë, spikati dhe e kythen atë në një nga aktorët më të dashur për publikun.

Dhuntitë e tij për të karakterizuar figura origjinale, të shoqëruara nga një sens humori, nga fjala konkrete si dhe nga ndjesia e vërtetësisë, i dhanë shansin për të qënë aktor i parapëlqyer në shumë nga shfaqjet e Teatrit Kombëtar.

Së fundmi, artistin e shohim në një nga premierat më të suksesshme në të vitit 2014, “Liri në Bremen”. Mjeshtëria e interpretimin dhe përshtatja me personazhin e kthuen këtë vepër në një ndër veprat më të suksesshme të të gjithave kohrave.

Anastasi është një ndër recituesit pasionalë e të suksesshëm të poezisë shqipe.

Loading...

Fëmijëria

Ka lindur më 28 Nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës. Talenti për aktrim spikati që në vogëli tek artisti. Në moshë vogël Anastasi fillon të aktivizohet në role amatore. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970, fillon punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1971.

Të shumtë do të jenë interpretimet e tij në skenën e këtij teatri, duke krijuar kështu një galeri të pasur rolesh.

Teatri

Teatri  është padyshimë dashuri e pare e artistit, pasi këtu do të fillojnë edhe interpretimet e para. Këtu mund të përmendim rolin e zotit Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli i sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës, rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit e shumë të tjera. Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2014 në dramën “Liri në Bremen”.

Disa nga shfaqjet më të pëlqyera nga publiku janë:
Viti 61
Toka jonë
Prefekti
Pallati 176 – (1985)

Liri në Bremen (2014)

Kinematografi

Në kinematografi ka interptetuar në 10 filma. Roli i tij i parë do të jetë në vitin 1976 roli i Stavrit, Ekonomatit të Strehës Vorfnore në filmin “Lulëkuqet mbi mure” më tej do të vazhdonin edhe role të tjera si psh: roli i Ndoc Markut në filmin “Besa e kuqe” në vitin 1982,rolin e z.Antonio,Kuestorit të Tiranës në filmin “Vendimi” në vitin 1984,rolin e z.Mavrojanis në filmin “Misioni përtej detit” në vitin 1988 etj. Roli i tij më i fundit do të jetë roli i Perikliut në kinodramën “Po vjen Ai” në vitin 1998 një vazhdim televiziv i komedisë së njohur “Pallati 176” i Adelina Balashit.

Filmografia

Po vjen ai – (1999) Perikliu
Misioni përtej detit – (1988) z. Mavrojanis
Stolat në park – (1988) Pirro
Tela për violinë – (1987) Vasili
Vendimi – (1984) Antonio, Kuestori i Tiranës
Kush vdes në këmbë – (1984) Sotiraqi
Dora e ngrohtë – (1983-1984)
Besa e kuqe – (1982) Ndoc Marku
Ditët që sollën pranverën – (1979) (TV) Jaku
Lulekuqet mbi mure – (1976) Stavri, Ekonomati i Strehës Vorfnore
Një dimër i shkurtër
Komunistët
Gjenerali i ushtrisë së vdekur
Bashkë me agimin
Arturo Ui
Stinë e mërzitshme në Olimp
Burgjet plot, liria në derë

Cmimet dhe Nderimet

Për meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”

Burimi: Pol-al.com/Marinela Lamçe