A do e meritonte rrugica e vogël në pronën e ish Angjelinit, emërtimin “Angjelin Kol Luka”?
===================

Angjelin Kol Luka (19 Maj 1889 – 19 Dhjetor 1971) ishte një ndër industrialistët e parë të borgjezisë shkodrane dhe shqiptare.

Si e gjithë familja Luka, në Shkodër, Angjelini ka një biografi vërtetë shumë interesante dhe tej mase frymëzuese.

Kur i jati i tij, Kola, vd, iq në Stamboll (ku atje e ka va, rrin edhe sot e kësaj dite), Angjelini ishte vetëm 3 vjeç.

I rritur jetim nga e ëma Katerina, e ngelur kështu e vejë në moshën 27 vjeçe, Angjelini njohu vu, ajtje të mëdha.

Pjesëtarë nga familja e tij, vd, iqën nga tërmeti i vitit 1905, pasi ju shëmbë shtëpia. Kësaj kohe, ai ishte vetëm 16 vjeç, ku – krahas shkollës – ai filloi punë si shegert, tek një familje pasanikësh shkodranë, tek Gjon Ashiku.

Angjelini, me talentin dhe zgjuarësinë e tij të rrallë, gjë që e dëshmojnë edhe notat e tija të shkëlqyera në shkollën e Kolegjit të Shën Françesk Saverit, arriti të krijonte biznesin e vet, duke i rivalizuar konkurentët.

Më vonë, një nga pesë vajzat e Gjon Ashikut, Eliza (30 Janar 1898 – 17 Dhjetor 1974), do ishte edhe gruaja e tij, me të cilën ai dha plotë shtatë fëmijë: 2 djemë dhe 5 vajza…

I jati i Angjelinit, Kola, ishte djali i madh i Gjon Lukës. Kola ishte i martuar me bijë nga dera e Logorecëve… Logorecët ishin me banim në Gjuhadol, ku ende sot jetojnë trashëgimtarët e dy djemëve të tjerë të Gjonit: Zefit dhe Nushit…

Kështu, kur familja e Lukejve të Mëdhenjë (kështu i njihte Shkodra) u nda, Kolës i takoi si pasuri bash kjo tokë, ku edhe djali i tij Angjelini të jetoi: një pronë në Fushën e Çelës, Shkodër.

Pas tërmetit të 1905, të ishte vet Angjelini ai që e rindërtoi shtëpinë e shkatërruar…

Aktualisht sot, kësaj shtëpije po i jetojmë edhe ne, trashëgimtarët e Gjovalinit, djali i dytë i Angjelinit…
(sigurisht që ish ajo shtëpi e Angjelinit tashmë është rindërtuar prej nesh)

Me punën e tij të palodhur, Angjelin Kol Luka, arriti të krijonte emër kombëtar dhe ndërkombëtar… Ai krijoi Fabrikën e Bombonave dhe Çokollatave, ku pjesa më e madhe tregëtohej jashtë shtetit, duke u tregëtuar me shumë sukses jo vetën në mbarë Europën, por deri edhe në Kubë. Ky tregëtim, me shitje të mirë në Kubë, të bëhej nga vet fakti, se nga Kuba, Angjelini të porosiste një lloj sheqeri special prej kallamit kubanez, i domosdoshëm për suksesin e karameleve dhe çokollatave të prodhimit të fabrikës së tij.

Pas 1944, e gjithë pasuria e Angjelin Kol Lukës, u sekuestrua nga sistemi në fuqi, i ardhur nga fundi i vitit 1944. Kështu, pa asnjë arësye bindëse, Angjelini u dë, nua me 15 vjetë bu, rgim…

Edhe djali i tij, Gjovalini – një ish komunist i orëve të para në Lu, ftën Antifashiste Shqiptare, pas gëzimit të disa pozitave shtetërore dhe të qënurit edhe Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor – u bu, rgos dhe familja e Gjovalinit u inter, nua në Roskovec të Fierit…

Angjelini vd, iq në një var, fëri të plotë, duke vu, ajtur për jetesën. Gjërat e pakëta që i kishin ngelur nga ish pasuria e tij, ai i shiti për bukën e gojës.

Vu, ajtja e tij ishte e dukëshme, megjithë përpjekjet e ndihmesave kolosale nga ana e familjes sonë Gjovalin e Marije Luka… Sidoqoftë, edhe Angjelini e mbështeti fuqimisht familjen tonë të Gjovalin e Marije Lukës (Gjovalini: djali i tij i dytë i tij), pasi djali tjetër i tij, Kol Luka, po i gëzonte asaj Tirane, ndryshe nga i vëllai, shumë privilegje shtetërore…

Me ardhjen e liri-demokracisë, emëri i Angjelin Lukës u harrua, ku bru, talisht u la jashtë çdo lloj ligji rimarrje pasurie. E mbetura e pasurisë, prej asaj kohe të sekuestrimit nga ish regjimi i kaluar, nuk ju shitë personave të lidhjes së gjakut, por disa të huajëve të pa ndonjë lidhje dhe traditë vazhdimësie biznesi…

Jo vetëm kaq, por asnjë lloj qeverisje bashkije shkodranësh (të njohur, apo të panjohur familjarisht nga ana e jonë) nuk u kujtua ta nderonin gjyshin dhe prindin tonë, me ndonjë titull mirënjohje, jo vetëm për kontributin e tyre në ndërtimin dhe zhvillimin e shoqërisë qytetare shkodrane, por edhe për moralet e larta të punës dhe nderit…

Ky vëndi ynë, akoma po vazhdon me vrapime kapjesh moralesh të pista, duke lënë në errësirë drejtësinë dhe zbardhjen e të vërtetave dhe se si i duhet të i jetë kjo historia a jetës sonë shkodrane dhe shqiptare.

als55/Shkodër, 30 Prill 2015

Marrë nga Rrjetat.com