Kjo këngë është krijuar dhe kompozuar nga vet këngëtarja dhe i kushtohet nostalgjisë që Anita kishte për të shtrenjtën Shqipëri. Në këte këngë dëshirat, ndjenjat, bota e saj e brendshme shpirtërore janë përcjellë me anë të tingujve të mrekullueshëm dhe tekstit plot kuptim.
Dhe ne do ta kujtojmë me shumë nostalgji këtë këngëtare të mekullueshme të muzikës së lehët shqiptare duke i kushtuar dy poezi.

Vajza e valëve (kushtuar Anita Bitrit)

Deti të mbajti me krahët e tij,
Dhe ti u rrite nga ajo dorë,
Tani që dallgët shkumbojnë në përjetsi,
Melodia ty të mban kurrorë.

E bukur, e bardhë me sy,
Që zgjaten dhe zgjaten,
Si dritat e një nate magji,
Nëpër to ti nxjerr këngën e valëve

#

Poezi kushtuar këngëtares shqiptare Anita Bitri
Nga poeti i famshëm Agim Doçi

Nëse ju merr malli për mua
Dilni mes njerëzve dhe më kërkoni!
Me këngë në buzë tërë jetën dua
Të jem pranë jush…sa më mungoni.

Nëse ju merr malli… mos qani!
Radio Tiranën paksa dëgjoni!…
Dhe një minutë heshtje të mbani
Unë do ju ndjej! Mos më harroni…!

Do ti mungoj njerëzve të dashur
Do ti mungoj dhe Tokës Mëmë
Ika në gjumë… ëndërr përflakur
Por do më gjeni vetëm në këngë!

Kur dimri i bardhë do derdhë dëborën
Kur një hartim do bëjnë fëmijtë
Dhe kur në tren dikush prek dorën
Do vij t’u sjell gjithë dashuritë!

Ika pra ika, ky ishte fati…
Hyra në ëndrrën që s’ka mbarim!
Udhtimi jetës kaq shkurt më zgjati?…
Veç këngën time…ju lë kujtim!

Këtë videoclip dhe shumë të tjera ju mund ti gjeni në DVD-në me vidioclipe të reja “Përherë mes jush”.

Marrë nga Kanali Youtube i Arben Bitrit