E vetme pa ty jam sot,
Fotografinё tёnde mbaj nё dorё,
I qeshur nga larg mё vёshtron,
Njё botё mё parё nё horizont,

Unё humbas tek ty dhe veç kёrkoj,
Nё sytё e tua, veten e harroj…

Sytё e tua po mendoj,
Sytё e tua i kёrkoj,
Njё qiell tё pastёr unё shikoj,
Njё det pa fund nё horizont…

Sytё e tua unё jetoj,
Dhe dashurinё aty shikoj,
Njё kopёsht me trёndafila plot,
Si sytё e tua s`ka nё botё…

Si dielli qё tokёn e ngrohё,
Si deti qё veç valёzon,
Si hёna qё vetёm ndriçon,
Sytё e tua me mua jetojnё…

Jam e vetme sot,
Mos mё mundo,
Sytё e tua i kam,
Ato mё qetёsojnё…

Hajde ti nxito,
Hajde mos u vono,
Mos mё li tё shkrihem,
Se shumё po duroj,
Mos li zjarrinё tё shkoj,
Se mё pёrvёloj…

Refreni

Sytё e tua po mendoj,
Sytё e tua i kёrkoj,
Njё qiell tё pastёr unё shikoj,
Njё det pa fund nё horizont,

Sytё e tua unё jetoj,
Dhe dashurinё aty shikoj,
Njё kopёsht me trёndafila plot,
Si sytё e tua s`ka nё botё…