Në ëndërrime o e dashur sheh fëmininë
E ndër vegime ti me mall kujton rininë
Por ato shkuan, vitet kaluan
Fustani i bardhë ty të pret tani

Me të bardha me të bardha veshur-o
Zbukuruar si ylli i mëngjesit-o
Babai nëna të gëzojne vashëzo
Si ëndërruan, shpresat kot s’u shkuan

Këta lotë, këta lotë që ke ti
Lëri nazet, nazet lëri moj tani
Se ti djalin nuse moj e zgjodhe vetë
gaz për ty në jetë

I ke naze gjithë këto
Gjeraqinë e bukur-o
Po pse bën sikur nuk do
Merr shaminë e dhëndrit-o

E në valle pri me gaz
Ti në krye, neve pas
E kënga le të buças
E bardha nuse

Foto: Prodani

Gjithë të mirat të urojmë jet e mot
Gazi yt edhe i yni është sot
Ndaj me ty dhe zemra jonë sot këndon
Lumturi të uron

Me të bardha, me të bardha veshur-o
Zbukuruar si ylli i mëngjesit-o
Shoqet radhë të qëndrojnë rotull-o
Sonte të kanë
Me ty nesër s’janë