s’mendonja, ta donja
me zëmër, si të vegjlit kaqë shumë
ta shihnja për çdo natë edhe në gjumë
s’mendonja, s’mendonja

kur ishe, larg meje
kujtimi yt o vashë më ndizte gjinë
e malli veç ma shtonte dashurinë
për shoqen, e dashur

të desha, të dua
ashtu sikur në jetë s’kam dashuruar
e dashur, për mua
je shok i mirë e krah i fortë mbi dhe

dëgjoje, dëgjoje
se si buçet për ty sot kënga ime
për ty që i fal kësaj zëmre veç gëzime
dëgjoje, dëgjoje

me shpirtin, e pastër
për mua vetëm ti je e vërtetë
ti sjell pranë meje gazin që fal jeta
o shoqe, e dashur

me vite, do shkojnë
të vegjlit do ta mbushin plot shtëpinë
e thinjat do tregojnë për dashurinë
për jetën, e lumtur