Në këtë foto jeni duke parë interpretuesin , këngëtarin e mirënjohur të këngës e muzikës popullore qytetare vlonjate me saze Z.Harshi Petref Veizi [1942-1998]

Ky koncert artisik është zhvilluar në kuadrin e Festivalit të ndërmarrjeve të ndryshme të qytetit të Vlorës. Këtu paraqitet Ansambli i Ndërmarrjes të përpunim drurit Vlorë me 1959. Këtë koncert kulturor e artistik me këngë e valle e ka shoqëruar grupi i sazeve popullore i kryesuar nga klarinetisti i shquar Hajdar Bilbili.

Ju faleminderit në emër të Shoqates kulturore”BILBIL-VLORA” VLORE e cila do të bëjë të mundur evidentimin, nxjerjen në pah të vlerave kulturore e artistike të artistëve, muzikantëve të cilët kanë dhënë një kontribut tepër të vecantë në fushën e artit e të kulturës vlonjate e asaj shqiptare. Artistë të cilëve duhet fshirë pluhuri i harresës.

Burimi: Vloralajm.net