Nga vitet e para pas Lu, ftës së Dytë Botërore, e deri në vitet ’70 të shekullit të kaluar, arbëreshët e Italisë, sikurse dhe pjesa dërrmuese e shqiptarëve që jetonin jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë, përgjatë viteve të regjimit ndiheshin të lënë pas dore, pa mundësi komunikimi me vëllezërit e tyre, me gjuhën kulturën dhe zhvillimet e fushave të tjera.

Në Komitetin Qendror të PPSH-së, rezulton të ketë nisur një fushatë rivlerësimi për këto lidhje e marrëdhënie. Në vitin 1973, disa prej sektorëve të Komitetit Qendror, ishin angazhuar në vendosjen e kontakteve dhe vlerësimin e zhvillimeve që kishin ndodhur në të gjithë trojet ku jetonin shqiptarët. Po ashtu, interesim kishte edhe për arbëreshët.

Ku jetonin? Si jetonin? Si ishte zhvilluar gjuha, traditat, cilat ishin nevojat e tyre? Cilat ishin zonat që kundërshtarët politikë të regjimit komunist, Ernest Koliqi, Arshi Pipa etj, kishin influencat e tyre?

Të gjitha këto pyetje, ishin shtruar në fillim të vitit 1973 nga Ambasada e Shqipërisë në Itali dhe specialistët e fushave kishin nisur të mblidhnin të dhëna.

Në Arkivin e Shtetit ruhet një dosje prej afro 30 faqesh, me informacione e analiza mbi përmirësimin e punës me arbëreshët në fushën e shkencave albanologjike. Informacionet që sjell përfaqësuesi i Ambasadës shqiptare në Itali, të arkivuara në këtë dosje, zbulojnë të dhëna me interes mbi shpërndarjen e arbëreshëve në Itali (Sicili, Kalabri, Basilikata, Romë etj); zonat ku kishte influencë Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Ndue Pjetër Gjonmarkaj, Karl Gurakuqi, Patër Valentini etj., sikurse edhe zonat ku kundërshtarët e regjimit komunist në Shqipëri nuk kishin edhe aq influencë.

Kjo tablo bëhej më qëllim që të mësohej gjithçka mbi terrenin që do të gjenin studiuesit dhe të dërguarit shqiptarë në këto zona.

Po ashtu, informacioni që vjen zbulon edhe kërkesat që kishin arbëreshët në atë kohë, si: abetare e materiale të tjera propagandistike, shkëmbime aktivitetesh artistike e kulturore etj.

Në tërësi, fushata e regjimit komunist konsistonte në mbledhjen tërësore e sistematike të materialit gjuhësor, si dhe atij etnografik-folkloristik arbëresh, në vendosjen e kontakteve me studiuesit arbëreshë për t’i afruar ata, përhapjen e propagandës së regjimit, mbajtjen gjallë të lidhjes së masave arbëreshe me Shqipërinë, me realizimet shkencore, letrare e kulturore, etj.

Me mjaft interes janë dhënat që publikojnë dy prej kërkuesve gjuhësore që shkuan në këtë periudhë për kërkime në Kozencë. Ata sjellin një material të pasur dialektor dhe leksikor-frazeologjik nga të folmet e arbëreshëve të Italisë.

Më poshtë mund të lexoni një prej dokumenteve të kësaj dosje i hartuar në shkurt 1973 nga përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Itali, ku renditen informacione të ndryshme mbi arbëreshët dhe udhëzimin e Ramiz Alisë (prill 1973) për kërkimet shkencore dhe vendosjen e marrëdhënieve kulturore.

Mbi shpërndarjen e arbëreshëve në Itali

Arbëreshët në Itali janë të shpërndarë kryesisht në këto zona:

Në Siçili: ndodhet një numër i konsiderueshëm arbëreshësh; në Palermo ndodhen gjithashtu disa institucione studimore arbëreshe si dhe kryekisha për këtë zonë. Në arbëreshët e Sicilisë influenca e Koliqit dhe e elementit tjetër të arra, tisur është e fortë, ndërsa nuk ndjehet akoma ajo e jona në masën që duhet; por me këtë nuk dua të them se nuk ka njerëz që janë me neve ose që nuk kanë simpati e dashuri për vendin tonë.

Kjo gjendje përcaktohet edhe nga aktiviteti i Koliqit, Arshi Pipës, Ndue Pjetër Gjonmarkajt, Karl Gurakuqit deri para vd, ekjes si dhe e shumë priftërinjve reaksionarë si Patër Valentini etj.

Me dy fjalë, aktiviteti i grupeve reaksionare është intensiv në Sicili dhe influenca e tyre ndër arbëreshët atje është e madhe. Konditat tona për të zhvilluar një aktivitet të theksuar propagandistik dhe për të pasur rezultate të mira e të shpejta janë akoma të rënda. Kjo vjen edhe nga fakti se përfaqësia nuk i ka kushtuar kujdesin e duhur kësaj zone, duke u nisur nga faktorët e sipërm, dhe nuk ka zhvilluar ndonjë aktivitet, siç ka bërë p.sh. në rajone të tjera të banuara nga arbëreshët.

Në Kalabri: është përqendruar pjesa dërrmuese e arbëreshëve. Ndryshe nga Sicilia këtu ekzistojnë organizata të masave si qendrore ashtu dhe të fshatrave të cilat janë angazhuar për ruajtjen e traditave, gjuhës etj. Për të gjithë Kalabrinë, organizata kryesore është UCIA (Bashkimi i Komuniteteve Italo-Shqiptare), në të cilën bëjnë pjesë shumë elementë të majtë dhe pro vendit tonë (e kam fjalën në kryesinë e kësaj organizate).

Në çdo fshat ekzistojnë pastaj rrethe kulturore, folkloristike etj., të cilat kanë karakter masiv dhe ekzistojnë për qëllimet që themi më sipër.

UCIA, në bashkëpunim me këto rrethe dhe grupe, organizon festivale. Kemi marrë pjesë edhe ne si të ftuar (e kam fjalën përfaqësia jonë në Romë).

Në krye të komuniteteve italo-shqiptare ndodhen elementë të majtë si socialistë, njerëz pa parti por me pikëpamje të majta dhe pro nesh, anëtarë të partisë revizioniste por që nuk janë dakord me udhëheqjen e tyre dhe aprovojnë vijën e partisë sonë etj. Këta faktorë e kanë lehtësuar punën tonë me arbëreshët në Kalabri dhe kanë bërë që kjo punë të jetë më shumë rezultative.

Influenca e elementit reaksionar në këtë zonë është më e dobët, kjo edhe për faktin se përfaqësia ka zhvilluar më tepër aktivitet, ka qëndruar më afër tyre, veçanërisht rinisë etj. Ky është fakt që është vënë re edhe nga vetë arbëreshët e të arra, tisurit në Itali.

Në Basilikata: numri i arbëreshëve është i vogël; ne kemi punuar në këtë zonë nëpërmjet disa priftërinjve miq të selisë sonë atje dhe me mendime përparimtare, njëri prej tyre ka ardhur në vendin tonë si albanolog dhe mik i vendit tonë.

Edhe në këtë zonë influenca e të arra, tisurve është e dobët, por ne nuk kemi bërë ndonjë punë specifike intensive me arbëreshët e kësaj zone. Megjithatë, gjendja e kryesive të komuniteteve është si në Kalabri dhe konditat për ne janë të favorshme.

Në Romë: ka rreth 3 500 familje; por ajo që është kryesorja, është ekzistenca atje e një numri tepër të madh të studentëve, të cilët kanë tepër influencë ndër fshatrat e tyre. Në drejtim të tyre ka qenë mjaft aktive kisha arbëreshe e Romës, e cila është nën influencën e Koliqit dhe shokëve të tij nga ana politike. Përfaqësia ra në kontakt me elementë të majtë të këtyre studentëve dhe i afroi me aktivitete të ndryshme.

Qysh atëherë shoqata e rinisë pranë kishës u prish dhe studentët u lidhën shumë me shoqatat e fshatrave të tyre dhe UCIA-n. Kjo ishte mjaft pozitive. Këta studentë u bënë propagandistë të vendit tonë, veçanërisht në Kalabri dhe në Basilikata. Në Romë, përfaqësia ka mundësi të mira pune si shfaqje filmash, kokteje me raste të ndryshme, vizita në kishë etj. Në rrethet e këtyre studentëve shumica janë elementë të majtë dhe pro nesh.

I thamë këto më sipër për të pasur më të qartë terrenin politik ku do të hasë veprimtaria jonë dhe konditat tona për ta zhvilluar këtë veprimtari.

Në përfundim të këtij aktiviteti ne kemi prurë në vendin tonë dy grupe – një grup studentësh dhe një grup nga UCIA. Të dyja këto grupe pas kthimit në Itali zhvilluan një aktivitet të theksuar pro vendit tonë dhe mbi të gjitha, ardhja e tyre në vendin tonë bëri përshtypje shumë të madhe në vendet arbëreshe. Ishte hera e parë që vinin nga ato vende në vendin tonë.

Çfarë duan arbëreshët nga ne:

1) Së pari duan abetare dhe materiale të tjera për ruajtjen e gjuhës shqipe; kjo kërkesë është tepër e madhe kudo në vendet arbëreshe; tani atje lu, ftohet të vihet shqipja si gjuhë e detyruar në shkollat fillore dhe ndjehet nevoja për abetare etj.

Përveç kësaj, rrethet e fshatrave kanë ngritur vetë kurse për mësimin e gjuhës shqipe, veçse u mungojnë materialet.

2) Të organizohen grupe turistike për të lejuar ardhjen e arbëreshëve sa më shumë në vendin tonë, për t’u njohur me atdheun e të parëve, siç thonë ata; kjo kërkesë është tepër e theksuar veçanërisht në Kalabri.

3) Duan më shumë materiale për të njohur Shqipërinë, material propagandistik figurativ dhe jo të gjithë i pranojnë materialet tona ideologjike. Duhet bërë ky dallim po qe se duam t’i afrojmë së pari ata dhe pastaj t’i përpunojmë ideologjikisht. Interesi kryesor në masat e gjera është që ta njohin Shqipërinë, të marrin vesh të vërtetën dhe të mos dëgjojnë vetëm të arra, tisurit dhe elementin ar, mik. Për këto materiale ka mjaft kërkesa.

4) Radio Tiranën e dëgjojnë rregullisht shqip, por nuk e kuptojnë dhe kjo është e kuptueshme – gjuha ka ndryshime të theksuara. Ata kërkojnë më shumë këngë popullore shqiptare dhe kur dëgjojnë ndonjë këngë arbëreshe n Radio Tirana e ndjejnë veten të lidhur me Shqipërinë.

5) Kërkojnë që të shkojë atje Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore; për një gjë të tillë ka terren mjaft të favorshëm jo vetëm në zonat ku jetojnë arbëreshët; por edhe në Itali në përgjithësi.

6) Duan që të vijë këtu një grup këngësh dhe vallesh arbëreshe, i përbërë nga pjesëtarë të grupeve të ndryshme në fshatra të ndryshme. Kjo do të ishte shumë pozitive për ne.

7) Të shkojnë shpesh njerëz nga përfaqësia për të ekuilibruar dhe asgjësuar influencën e vizitave që bëjnë elementët kundërshtarë; përfaqësia të jetë më aktive me arbëreshët si italianë dhe kjo nuk sjell asnjë ngatërresë me autoritetet e vendit.

8) Të bëhet e njohur në rrethet arbëreshe se historia e tyre, letërsia e tyre janë pjesë përbërëse të historisë dhe letërsisë shqiptare, se De Rada, Serembe etj., njerëz të mëdhenj të tyre, janë edhe të Shqipërisë, se këto personalitete nderohen dhe janë të njohur më shumë në vendin tonë sesa në vendin e tyre. Kjo ka bërë dhe bën shumë përshtypje në zonat arbëreshe.

9) Se ne i shikojmë ata si vëllezërit tanë përtej detit, që të detyruar nga tirania dhe tmerri turk lanë atdheun, por që e kanë mbajtur dhe e mbajnë në zemër sot e kësaj dite, se ne jemi afër tyre etj. Ata i dëshpëron fakti dhe këtë e shprehin se “arbëreshët mendojnë më shumë për Shqipërinë sesa Shqipëria për ta”.

10) Atje shkojnë shumë shqiptarë, të arra, tisur apo kosovarë, por kur venë arbëreshë nga Tirana është një ngjarje me rëndësi dhe tepër e madhe, mblidhen të gjithë, të rinj e pleq, socialistë, komunistë apo demokristianë dhe të gjithë e duan Shqipërinë, të gjithë gëzohen për mirëqenien e Shqipërisë. Kur flitet pastaj për politikë ndahen gjërat – megjithatë, në mënyrën e tyre të gjithë e duan Shqipërinë socialiste, është e çuditshme, por edhe priftërinj kanë bërtitur në prezencën tonë ndër festivale: Rroftë Shqipëria socialiste!

Së fundi, desha të theksoj se elementi ar, mik përpiqet ta përdorë Kosovën për të afruar arbëreshët duke theksuar se edhe Kosova është Shqipëria, kështu ata dërgojnë atje intelektualë kosovarë, njerëz të thjeshtë kosovarë dhe duke ngjallur dashurinë për Kosovën, shuajnë atë për Shqipërinë. Atë që nuk e bëjmë ne e bën elementi ar, mik me rrugë dhe forma të ndryshme.
Shkurtimisht këto mund të them. Po të jetë se kërkohet material më i plotë, do patjetër punë dhe kohë.

Burimi: Pamleti.net