Me erdhe ne nje kohe te deshperuar
Me dhimbje…, Jon
Kur anijet si fantasma
Neper det me aventura
Klithnin: Liberta !

Dhe syte i kish aty gjithe Shqiperia,
Ajo dinte si duronte
Po i shkuleshin filizat
Deti u be mal me njerez,
E toka det me lot

Dhe ty per here te pare te puthte drita
Ti linde…, Jon
Nuk e dije ç’ish gezimi
As dhimbja as mjerimi
Qe flak, godet e rrudh nje tok

Sot me gjithe foshnjet ne bote je njesoj
Si ata ti qesh e luan
Kjo eshte vetem nisja juaj
Por do rritesh do kuptosh
Se fatet s’jane njesoj

Bekimin merr nga mua
O shpirt i patrazuar
Nje fjale te thene ma degjo:
Zinxhire te praruar ty kane per te ofruar
Por prape je skllaveri

(refren)
Jon, ky emer marre nga deti
Jon, me kenge vale tund djepin
Jon, dhe ti ja ndjeve aromen
Ta kesh per jete me vete

Jon, po te lundrosh me kete emer
Jon, e te takohesh me vellezer
Jon, do te mjaftojne me dy duar
Te thuash se je, ti je je Jon
———–

Bekimin merr nga mua
O shpirt i patrazuar
Nje fjale te thene ma degjo:

Me skllav jo nuk te dua
Nga vetje i mohuar, Jon, Jon

Jon