Ardit Gjebrea, ka kujtuar sot aktoren Eva Pëllumbi, e njohur ndryshe si Pinoku, e cila humbi jetën pak ditë më parë.

Përmes një pjate me fruta dhe ëmbëlsia, në të cilën shkruhej Eva Pinoku, Gjebrea shkruan se kjo ishte pjata e fundit që ata ndanë bashkë.

“Kjo ishte pjata e fundit që ndamë bashkë dhe që ti u lumturove aq shumë nga dashuria që more, por që më shumë na e dhe, siç ke bërë gjithë jetën. Nuk mund ta besoj që sot nuk je më dhe lutem që engjëjt të të japin atë që në Tokë nuk e pate dot”, shkruhet në postimin e Gjebresë, në insta story./L.F-dritare.net