TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/ – Artistët e Teatrit të Kukullave kanë udhëtuar sot drejt Durrësit pranë fëmijëve të prekur nga tërmeti për t’iu dhuruar atyre disa orë argëtimi mes personazheve të tyre të dashur.

Ata i dhuruan fëmijëve në ambientet ku janë akomoduar shfaqje kukullash dhe lojëra të ndryshme duke i larguar sado pak nga situata e vështirë që përjetuan disa ditë më parë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti shprehet se jemi pranë gjithë atyre që kanë nevojë në këto ditë të vështira për të kthyer sado pak buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve.

“Jemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë në këto ditë të vështira. Artistët e Teatrit të Kukullave gjenden sot në Durrës, në ambientet ku janë vendosur të prekurit nga tërmeti, për të kthyer, sado pak, buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve. Artistët me ndjeshmërinë e tyre, qenë ndër të parët, që ofruan ndihmë”, shprehet ministrja Margariti. /a.a/

Burimi: ATSH – ata.gov.al