Aristostel Stefani
Aristostel Stefani

Maliqi, personazhi i filmit “Përrallë nga e kaluara”, është ndër rolet më të dashura per publikun, sidomos per batutën e tij te njohur. Artisti Aristotel Stefani, ka interpretuar edhe ne shume role te tjera ne kinematografi, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare, mbrëmjen se së hënës, pas një ataku në zemër. Aristotel Stefani i njohur ndryshe si Teli, me një karrierë të spikatur, do të mbahet mend për rolet e tij në filmat “Dasma e Sakos”, “Fletë të Bardha” “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Dritat e qytezës”. “Liri a vdekje”,” Koncert në vitin 1936” dhe “Njeriu me top”. Homazhet në nder të aktorit janë zhvilluar në teatrin e Gjirokastrës, ku Teli, kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij.

Fëmijëria

Aristotel Stefani, ka lindur në Lliar të Zagorisë në Gjirokastër. Ai është një nga emrat më të spikatur të kinemasë edhe teatrit shqiptar për rolet episodikë, me të cilët ka krijuar një karrierë të spikatur.

Roli i tij episodik te “Përrallë nga e kaluara”, i skalitur edhe interpretuar plot mjeshtëri, mbahet edhe do të ngelet gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Fillimisht punonte në naftë në Kuçovë. Më pas nisi rrugën e artit me grupin amator të klubit të Kuçovës. Kur punonte, ai zhvillonte edhe pasionin e tij për aktrim. Në vitin 1956 ka kontribuuar për ndërtimin e Estradës Profesioniste të Gjirokastrës. Këtë kontribut e vazhdoi deri në vitin 1966, ku njëkohësisht punonte edhe si regjisor i trupës. Gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Gjirokastër. Në teatrin e Gjirokastrës mbahet mend për rolet e tij në pjesët: “14 vjeç dhëndër”, “Fundi i botës”, “Pas vdekjes” në rolin e Adfhamudit, “Shqetësimet e Anës”, ku interpreton prof. Selckën, “Djepi i shitur” etj.

Kinematografi

Filmat dhe rolet kinematografike nuk kanë munguar për publikun. Ka qenë pjesëmarrës në 14 filma artistikë, në të cilët shfaqet talenti dhe bie në sy interpretimi i tij i bukur. “Është nder për mua, që kam bashkëpunuar me Piro Manin, me Dhimitër Anagnositn, Viktor Gjikën”, është shprehur dikur ai. Gjithashtu ka qenë edhe pjesë e filmave: “Njeriu me top”, “Liri a vdekje”, “Koncert në vitin 1936”, “Dritat e qytezës”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Dasma e Sakos” e shume role të tjera.

Teatër

Teatri ishte një nga pasionet e Aristotel Stefani. Janë të shumta e të larmishme shfaqjet dhe rolet e artistit në skenat e teatrove shqiptar. Mund të përmendim këtu “14 vjeç dhëndër” e Andon Z. Çajupit, “Djepi i shitur”, “Fundi i botës” dhe “Shqetësimet e Anës”, Profesor Selcka. Me rolin e Doktor Adhamudhi   tek “Pas vdekjes” e Andon Z. Çajupit, Stefani fitoi admirimin e një publiku të gjerë. Duatrokitjet e publikut ishin një shysë e madhe për vazhdimësin e karrierës artistike të artistit./Konica.al/Marinela Lamçe/