Në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë, Gadishulli i Ballkanit njihej shumë më pak në Evropë, sesa kolonitë e saj nëpër botë…!

Studiuesi dhe historiani Dorian Koçi shprehet se kjo mosnjohje reflektohej drejtpërdrejt edhe në librat e gjeografisë, ku këto territore, përfshirë dhe tokat shqiptare, quheshin thjesht provinca të Turqisë, por paradoksalisht për emërtimin e lumenjve dhe maleve të tyre përdorej ende onomastika e vjetër greko-latine.

Përse, duke nisur që nga fundi i 1700-s, dhjetëra udhëtarë evropianë vërshuan në trojet shqiptare. Këto pikëpyetje dhe kërkimet e vazhdueshme të studiuesit Dorian Koëi çuan në hartimin e librit “Imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në Angli.”

Në këtë libër Koçi ka shkruar për udhëtimet dhe veprat e autorëve anglezë që bën eksplorimin e viseve shqiptare, si Bajroni, William Leake, Edward Lear, Edith Durham etj.

“Franca, dhe më vonë Anglia, e gjetën veten shumë shpejt në ‘aktorë’ dhe ‘faktorë’ të rëndësishëm politikë, kulturorë dhe socialë në teatrin diplomatik të këtyre viseve. Kjo prani evropiane dhe rinjohjeje u përforcua më tepër nga një fenomen i ri-udhëtimit”, thotë Koçi. /Report TV/

Pikturë me pamje nga shqipëria, e bërë nga Edward Lear