Në verë të vitit 2002 po udhëtoja me avion nga Bostoni në Tiranë. Për herë të parë që nga marsi i vitit 1999, kur së bashku me familjen isha vendosur në këtë qytet të njohur amerikan. Dhe bash në periudhën kur në Japoni dhe Korenë e Jugut po zhvillohej botërori i futbollit. Ashtu si këto ditë që kjo ngjarje kaq e madhe po zhvillohet në Rusi.

Ja përse kur u ndalënm për nja dy orë në Zyrih, që të merrnim avionin për Tiranë, unë me disa shqiptarë të tjerë, që udhëtonim së bashku në të njejtin avion, u sulëm tek televizori i madh, i vendosur në sallën e madhe të terminalit, që shihnim një nga ndeshjet e atij botërori, që për fat të keq pas disa minutash përfundoi. Por nuk përfunduan hamendësimet se cila skuadër, Gjermania, Brazili, Franca, apo Italia do të ishte mbretëeshe e këtj botërori. ( Pas finales me Gjermaninë, atë do ta fitonte Brazili).

Dhe ndërkohë, një nga shqiptarët , ulur pranë meje, më ftoi të pinim së bashku kafe. Pranova me kënaqësi. Dhe kësisoj midis nesh nisi një bisëdë rreth aventurës dramatike edhe që ai kishte përjetuar gjatë një ndeshjeje të botërorit Meksikë 1986, që e kishte fituar Argjentina e Maradonës.

-Atë vit unë isha ushtar në një repart të vogël, tutje të Librazhdit, jo larg një pllaje të quajtur Fushë Studno, në kufi me Dibrën e Madhe,- zuri të më rrëfente bashkëbiseduesi.- Kur ti po komentoje një ndeshje të Argjentinës, që sapo kishte filluar, se si erdhi rasti përdore shprehjen: ”Maradona me këtë arratisje nga krahu i djathtë, mashtron mbrojtësit kundërshtarë…”, disa shokë ushtarë qeshën.

”Për besë më këtë fjalën “arratisje “ këtij komentatori, dhe ai përmendi emrin tënd, nga lart me të drejtë kanë për t’ia tërhequr veshin”, – tha njëri.. ”Po pse, -ia priti një tjetër,- ai këtë fjalë po e përdor në një ndeshje futbolli?!”. ”Ashtu vërtet, po sikur u kujton armiqve arratisjen që ata e kanë për zemër…”.- tha përsëri i pari.

Me kaq u mbyll ky muhabet dhe të tërë, aty në dhomën e kulturës së repartit, vazhduam të ndiqnim ndeshjen në televizor. Por unë nuk e kisha mendjen fare aty…. Kisha ditë që bluaja me vete planin që të arratisesha nga ferri komunist. Bash gjatë një ndeshjeje të këtij botërori!..Të gjithë në repart digjeshin ta shihnin, me ushtarë dhe oficerë e nënoficerë. Sidomos të shihnin Maradonën. Edhe rojat… Dhe fjala ”arratisje” që përdore për yllin argjentinas, sikur më nxiti, më dha zemër. Kështu, ndërsa shokët e kishin humbur torruan pas ndeshjes, si me marifet, dola jashtë dhe nëpër errësirën që kishte mbuluar repartin, u futa në fjetore, ku poshtë dyshekut kisha futur enkas “kalla$nikovin” tim. E mora, e fsheha pelerinës, dola jashtë në oborr dhe pastaj duke u zvaritur iu afrova telave që kufizonin repartin.

– Dhe nuk të pikasën rojat?- e pyeta unë.

– E vërteta është se pata shumë frikë, sidomos kur njeri po iafrohej trungut të një pishe, ku isha strukur. Por, ndërkohë, nga dhoma e kulturës doli një ushtar. Si$ dukej, për të urinuar. Atëherë roja iu afrua dhe pyeti për rezultatin e ndeshjes. Dhe ushtari $uditërisht nuk përtoi t’i tregonte, madje me nge…Tamam ato $aste kalova telat. Dhe, gjithnjë duke u zvarisur nëpër një shteg, bëra drejt një pyllishteje.

– Besoj i njihje mirë shtigjet.?- e pyeta unë.

– Doemos, sepse atyre anëve bënim vazhdimisht stërvitje. Sidoqoftë, nuk eca nëpër një monopat, sepse , ndonëse mbrëmje e vonë, andej edhe mund të kalonin fshatarë, që ktheheshin nga ndonjë fshat tjetër. Kështu kalova andej nga pylli, tutje repartit. Atëherë mora frymë disi i lehtësuar. Gjykova se kisha humbur gjurmët e rojave që mund të më ishin vënë pas, kur shokët atje në dhomën e kulturës kishin vënë re se unë, tifoz thekur, mungoja midis tyre dhe kësisoj atyre mund t’u kishte lindur ndonjë farë dyshimi. Se kështu ndodh, kur e ke mizën nën kësulë…Por, duke dëpërtuar përmes drurëve të pyllit, ngaqë errësira u bë dhe më e dendur, në vend që të merrja djathtas, ku kufiri ishte jo shumë larg, nga hutimi ia mbatha majtas. Dhe, për dreq, u ndodha në një fushëtirë, poshtë së cilës ngrihej një shtëpi . Dhe, për $udi, që andej vinin brohoritje…Edhe atje, si në dhomën e kulturës, ishin mbledhur fshatarë që edhe ata po ndiqnin ndeshjen. Mendova të kthehesha andej nga kisha ardhur, kur befas u dëgjuan të lehurat e një qeni. Më hynë të dridhura, kur pandeha se do të më sulej. Do të më merrte lumi! Mirëpo, për fat të mirë, qeni ishte i lidhur.

– Shpëtove nga ky sikleti i madh?- e pyeta

-Përkundrazi,- m’u përgjigj bashkëbiseduesi,- sepse i mallkuari qen vazhdonte tëk lehte, si të donte të njoftonte se përreth shtëpisë vërtitej një hajdut shumë i rrezikshëm. Nuk mjaftoi kjo, por nga shtëpia doli dikush. Si$ dukej një nga të zotët e saj. Dhe zuri të sillej vërdallë saj, madje drejt vendit ku isha rrëkutur.

– Të pikasi?- e pyeta unë.

– Për fat të mirë, më shpëtoi… Maradona.

– Maradona, e $’hyn ai në këtë mes?- e pyeta unë, duke pandehur se bashkëbiseduesi kishte shkekur në ndonjë dërrasë të kalbur.

– Sepse në $ast nga ajo shtëpi doli një fshatar tjetër dhe briti:

-Po lëre, or i uruar, qenin që kot po leh, dhe hajde shihe Maradonën, se sapo bëri një alamet goli!..

Dhe fshatari që nuk e kishte të vështirë të më pikaste, nuk e bëri të gjatë, por me vrap u fut në shtëpi. Atëherë u ktheva dhe me të katra, duke shtrënguar kalla$nikovin që mbaja në duar, u sula në anën e djathtë të pylit, që të dilja te shtegu, anës Fushë Studnos, dhe të merrja pastaj drejt kufirit. Ngaqë renda sa më hanin këmbët, u këputa kaq shumë, sa e pashë të udhës ta merrja pakëz veten. Por duket së prapësitë nuk kishin të sosur. Kur e ndjeva vetën tashmë të kendellur dhe u bëra gati që thembrat e këmbëve të më shkonin pas kokës, tutje një ferre m’duk se di$ lëvizi .

“Ndonjë kufitar, që më ka pikasur dhe po më ruan,- mendova me vete. Prita e prita që ai kufitar më së fundi të diltë nga ferra. Dhe doli… Por, sa nuk shqeva sytë sa një filxhan, kur para syve të mi u duk… një goxha derr i egër Fatmirësisht nuk më pa, dhe mori i bekuari, nga i tha mendja. M’u shkri gjaku në rëmba. Sidoqoftë, për $do të papritur, nuk mora të vrapoja, por të ecja i kërrusur…Gjithnjë me kalla$in në duar.

– Besoj se këtu i hodhe pas prapësitë ?- e pyeta.

Ai qeshi dhe vazhdoi:

– #’thua?!.. Këtu ndodhi ajo i që kurrë nuk e prisja, sepse tek bëja përpara, befas, se si ktheva kokën dhe pashë një hije që m’u sul vetëtimthi. E ndjeva veten nën peshën një trupi, sidoqë jo të rëndë, që, gjithsesi, më përmbysi …

“Ja, më së fundi rashë pre e një kufitari”,- mendova flakërimthi, i mjeruar. Por nuk e dhashë veten. I stërvitur mirë në mundje , pas një dyluftimi jo të gjatë arrita, habitërisht të $lirohesha nga dy luftimimi me kufitarin.…

– Dhe $’ bëri kufitari”?- vazhdova unë plot kurreshtje

– Po nuk ishte kufitar ai ditëziu!..

– Po $’ishte atëherë?!

– Një $unak, që nga pamja nuk dukej t’i kishte mbushur të njëzetat, që edhe ai si unë, rrekej të arratisej. Më shpjegoi pastaj se së bashku me një shok ishin nisur enkas nga Elbasani dhe kishin arritur këtyre anëve. Shoku kishte mundur të kalonte kufirin, kurse ai, shumë i kapitur, kishte mbetur pas. Ishte fshehur në pyll dhe pasi kishte humbur gjurmët, edhe ai kishte mundur të kalonte në… Jugosllavi. Dhe habitej se si një kufitar shqiptar po e ndiqte…

I shpjegova shkurt të gjorit se ai, vërtet hedhur në tokën jugosllave, por i ndarë nga shoku, duke $arë përmes errësirës, pa e kuptuar, kishte hyrë sërishmi në tokën tonë. Dhe kështu duke pandehur, si kufitar, se e kisha pikasur, ishte përleshur me mua. Për të qeshur dhe për të qarë!…

– Besoj se me kaq kjo ndodhi mori fund?- pyeta unë.

– Jo,jo, se fundi pati të papritura krejt të papashikuara…Me atë $unakun, më së fundi, kaluam kufirin, që e njihja pëllëmbë për pëllëmë, por për habi, pa ndeshur asnjë kufitar jugosllav, që kështu t’u doëzoheshim, te posta e parë kufitare e jugollavëve, e cila nuk duhej të ishte larg. Ecëm jo shumë dhe nëpër terr na u shfaq një si kalibe. Nuk mora vesh nëse ajo ishte posta kufitare. Por më bëri përshtypje se andej vinin britma gazmore, thuajse atje se po bëhej dasmë… Ndaj, shend e verë, u afrova, shtyva derën , por, për $do të papritur, me tytën e kalla$it të drejtuar përpara. #’të shihja!.. Kufitarë jugosllavë vetëm me benevrekë, që për shtatë palë qejfe po ndiqnin.. një ndeshje të botërorit të futbollit… Kur dëgjuan zhurmën ne derës që u hap, kthyen këkën dhe, për t’u shqyer gazit, hopthi të tërë ngritën duart përpjetë… Doemos, se panë dikë me uniformën e kufitarit shqiptar, i cili kishte arritur jo vetëm të depërtonte në tokën jugosllave, por deri brenda postës kufitare, dhe ndoshta edhe me të tjerë nga pas, tashmë do t’i përcillte tutje kufirit, robër në Shqipëri!…

Sa nuk po ia krisnin vajit.. Dhe merreni me mend se zgurdulluan sytë kur unë lashë kalla$in në dysheme dhe së bashku me $unakun ngritëm dhe ne duart përjetë…U bë zallamahi!….Ata më dorëzoheshin mua dhe një $unaku me duar në hava, dhe shihnin se edhe ne, po u dorëzoheshim atyre!.. Nuk ishte parë e dëgjuar që dy palë kundërshtare t’u dorëzoheshin kësisoj njeri-tjetrit?!.

– Po $’ndodhi atëherë?- ishte pyetja ime e fundit.

– Duke ua bërë me shenja u ftillova se të dorëzuarit ishim unë dhe $unaku, dhe jo ata, pra kapësit… Ve$ t’i shihje atëherë se si benevrekëmbathësit, me gjokset gollomesh, na u sulën harbutërisht, me lloj lloj të sharash, me siguri të ndyra, që u dilnin pa hesap nga goja . Dhe këta dhjeritës u trimëruan deri në atë pikë, sa u bënë gati edhe të na goditnin. Mirëpo njeri prej tyre di$ zuri t’u rokaniste kështu e ashtu….Dhe atëherë ranë squkë. Shihej faqeza , se ai benevrekas i kishte porositur që as një qime floku të mos na preknin. E kuptova aty për aty se kjo ndodhte se, në një mënyrë, anë një tjetër, unë dhe $unaku i kishim në dorë. Mjaftonte që, kur komandantët e tyre të na merrnin në pyetje, t’u ftillonim se ata kufitarë nuk na kishin kapur trimërisht ne kufi, kur ne orvateshim të futeshm klandestin$e në tokën jugosllave, por ishim ne, që pasi kishim kapëtuar pa teklif kufirin, i kishim gjetur kufitarët e tyre… sy$eltësorë të asaj zone për faqe të zezë, duke parë një ndeshje futbolli.

Ndaj, pasi na mbajtën atë natë në postë, të nesërmen që me sabah, na nisën në një qytet jugollav, ku u kërkuam eprorëvëe të atjeshëm të kufirit, strehim politik. Pasi na shtrydhën disa javë me turli pyetjesh, ata na nisën për në Beograd, ku ambasada amerikane na dha vizën dhe pas disa ditësh fluturuam për në Amerikë.

Kështu e mbylli bashkëbiseduesi im rrrëfimin kaq kurreshtar, rreth arratisjes së së tij gjatë një ndeshjeje futbolli të botërorit të vitit 1986.

Burimi: Voal.ch