Amfiteatri i Liqenit Artificial do jetë këtë sezon një nga destinacionet më të frekuentuara artistike.
Këtë e premton jo vetëm lista e gjatë e aktiviteteve të programuara për t’u mbajtur në skenën e hapur në natyrë, por edhe emrat që ngjiten në të.
Amfiteatri rezervon një natë speciale me koncertin live “Këngët e Liqenit”.
“Ben Duro & friends” mbledhin në Amfiteatrin e Tiranës me 17 maj jo vetëm nostalgjikët, por edhe këdo që do të dëgjojë muzikë të mirë dhe origjinale.
Këngët e viteve ‘80 që ky grup artistësh interpretoi atëherë tek Parku i Liqenit, jashtë sallave të mbyllura e kontrolluara ishin një shkëndijë lirie dhe rebelizmi.
Këngët e liqenit janë këngë origjinale dhe ndoshta të pavdekshme për shqiptarët, të cilat do të interpretohen në skenë për të gjithë nostalgjikët.

j.l./ dita