Astrit Lulushi/

Përvoja e Shqipërisë tregon se arti filmik është vijë jo e drejtë; por zhvillohet me kthesa, harqe, deri në rreth a qarkullim. Në Shqipëri, filmi është art në shërbim të sistemit ose që del kundër tij vetëm kur sistemi nuk është më. Kinematografia e Shqipërisë para viteve ‘90 ishtë plotësisht krijesë e diktaturës së politizuar komuniste, por që shënoi edhe fillimet kinematografisë shqiptare, në shërbim të politikës një- partiake komuniste.

Kjo ushqen nostaligjinë e disave për atë kohë. Çdo kuadër, çdo fjalë, çdo imazh i filmave kishte vetëm një qëllim, atë të PPSH-së në pushtet; nëse nuk kishte armik, ai duhej krijuar medoemos – “Partizanë të gjithë nuk do të bëhemi, sepse atëherë me kë do të luftojmë?”, është një frazë nga një prej filmave të diktaturës për edukimn e fëmijëve (Mëngjese lufte).

Regjisorë, skenaristë e aktorë (ata që kanë mbetur) të këtyre filmave janë ndoshta të vetmit në dy epoka, para dhe pas komunizmit, që shfaqen në filma a role që i kundërvihen njëri tjetrit, që lëpijnë atë që dikur kanë pështyrë – dje në role komunistësh të flakët, sot si antikomunistë të përkushtuar – ky është art palavdi, ose hipokrizi e vërtetë, që gënjen e çorodit atë popull./Faktor.al