Lajm i hidhur për artin shqiptar, pasi një nga emrat më të dashur të humorit ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Mësohet se Muhamet Lika, i njohur si një nga parodistët e Vlorës, është ndarë papritur nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Lika, aktori që na ka bërë të qeshin me humorin e tij, ndodhej në Itali për një vizitë mjekësore pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e zemrës.

Po ashtu, Liko së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit i ka dhuruar publikut të qeshura pa fund. Ai ishte i martuar me Zhanetën, ka një vajzë dhe një djalë.

GSH.AL – Gazeta Shqiptare