Dëshira e tij për të jetuar e mposht pleqërinë e sëmundjen! Njëri nga personazhet publike më të nderuar shqiptare, Demir Hyskja, edhe pse i rënduar nga pesha e viteve nuk e ka humbur optimizmin. “Une luftoj, kam luftuar të realizoj aspiratat e mia, nuk ka gje absolute, por perpjekjet per te arritur vlerat eshte gjeja me e bukur qe mund te beje njeriu”, deklaroi Hyskja.

Kete mesim e ka nxjerre me kohen, prej sprovave me te cilat eshte perballur. Jeten nuk e ka patur te lehte. Prinderit e tij  nderruan jete kur ishte ende femije. Me shumë dhimbje dhimbje tregon se nuk ka patur as motra e vellezer. Ka bere gjithfare punesh, pa mbushur 14 vjeç, por eshte krenar se çoi deri ne fund amanetin e prinderve. U shkollua. Perfundoi studimet ne politeknikum degen Hidro-Teknike. Per plot 8 vite punoi si teknik ndertimi.

“Une edhe sot kam nje lloj nostalgjie, kush shoh nje kantier numeroj katet kur eshte ne perfundim”, thotë Artisti i Popullit. Por, per fatin tone te mire mori persiper t’i jape jetes nje tjeter drejtim. E keshtu, aktori na dhuroi me shume se 100 personazhe ne kinematografi e teater, ne 40 vite pune. Vendosi te konkuronte ne Institutin e Arteve per te evituar ate qe ishte nje detyre qe gjithkush duhet ta kryente…

“Une e kam kerkuar, por jo per pasion te medh aktrimin. E kam lene emocionin te vije, puna ishte tek ushtria. Per te mos bere ushtrine vendosa të jepja kursin për aktrim”, kujton 75-vjeçari. Dhe nisi aventura e tij drejt artit, pavaresisht se per shkaqe ekonomike beri vetem nje semester ne Institut, u kthye ne Elbasan, qytetin te cilin nuk e braktisi asnjehere. Eshte nder themeluesit e teatrit “Skampa”.

I ka dhene shume kenaqesi te tjereve, por ka marre me shume vete! Eshte i paçmuar ne kujtesen e tij, nder te tjera udhetimi ne Paris me Sander Prosin e aktore te tjere. Ishte viti 1977, Parisi ishte nje enderr. Shumeçka i bente pershtypje nga arkitektura, por vecanerisht sjelljet njerezore.

“Atje na bënte përshtypje se si të rinjtë putheshin në rrugë mes tyre, ndërsa ne ishim të privuar”, thotë aktori. Jane nje pasuri e madhe emocionale kujtimet e atyre viteve. Me lehtesi veçon kur xhirohej filmi  “Rrugicat qe kerkonin Diell”. Ishte nje telefonate qe e beri te udhetonte menjehere nga Korça per ne maternitetin e Elbasanit. “Më thanë, Demir, djalë!”. U gëzova pa masë”, kujton Hyskja.

Fatbardhi erdhi ne jete 11 vite pasi kishte lindur Besa, vajza e trete emri i se ciles ka nje histori. Sot eshte babai i 4 femijeve te cilet e kane bere 10 here gjysh. Demir Hyskja jeton me bashkeshorten znj. Liljana. Vajzat i gjenden gjithmone prane, ndersa kane shume mall per Fatbardhin, i cili prej shume vitesh jeton ne Gjermani.

Familja e perjetoi shume keq lajmin e rremë qe u shfaq ne ekranin e nje televizioni informativ per ndarjen nga jeta te te dashurit te tyre. Por, si askush nuk mund ta mendonte, ai vete e kaloi kete moment me shume humor. “Kam qeshur sa s’kam qeshur gjithë vitin!!!”, kujton Hyskja. Pavaresisht gjithçkaje, prej telefonatave qe vinin nga kudo kuptoi se puna e nje jete ia ka vlejtur. Ai do te jete gjithmone gjalle!!!

Burimi: Aktoret Shqiptare