Jani Riza
Jani Riza

Jani Riza është aktor shqiptar. Ai ka lindur në Korçe, në 17 janar të vitit 1941 dhe ka përfunduar Akademinë e Arteve në degën Drame. Menjëherë pas përfundimit të studimeve ka filluar punë si aktor pranë Teatrit “Andon Zako Cajupi”, në Korçe, ku ka punuar deri në ditën e fundit të jetës së tij, 24 tetor 1988.

Jani Riza ka qenë një ndër aktoret më të talentuar të brezit të tij dhe ka luajtuar një sere rolesh dramatike në teatrin “A. Z. Cajupi”, në Korçe. Shumë i njohur është si aktor filmash, dike filluar që me pjesëmarrjen në një prej filmave të parë shqiptare “Vitet e para”, e filmat në vijim të kësaj faqeje. Veç këtyre, një mbrese të pashlyeshme tek spektatoret ka lënë roli i Bunac Salit tek filmi televiziv “Agimet e stinës se madhe”. Për meritat e tij artistike Jani Riza është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.. Se fundmi Lidhje e Shkrimtareve dhe Artisteve te Korcës ka akorduar një çmim me emrin Jani Riza.

Filmografia

  • Rrethimi i vogël, (1986) – shoku i Agronit
  • Tri ditë nga një jetë, (1986)- Isak Shpuza
  • Asgjë nuk harrohet, (1985) – Lame Kurrizi
  • Agimet e stinës së madhe, (1981) – Bunac Saliu
  • I treti, (1978) – Dalip Mullixhiu
  • Streha e re, (1977)
  • Ata ishin katër, (1977) – Mete Jazo
  • Përballimi, (1976) Xhezo
  • Yjet e netëve të gjata – (1972)
  • Mëngjeze lufte, (1971) Oficer Gjerman
  • I teti ne bronz, Guri Cobani
  • Vitet e para, (1965) Dalipi
  • Gunat mbi tela, (1977)
Loading...