Sporti korçar, ka patur suksese në disa disiplina, por në mundje ata që spikatën numëroheshin me gishtat e dorës. Edhe dora e ka njërin nga gishtat më të mëdhenj, dhe në sportin e mundjes dallon kampioni Artur Kreka. Ai nuk e saktëson dot plotësisht nëse ishte nxitja nga dy vëllezërit më të mëdhenj, apo lagjia 8 në Korçë, aq popullore dhe me vitalitet që e bënë të ngrihej si rrallëkush për sportin e mundjes në Korçë. ”

Ne fëmijët e kësaj lagjeje, shkonim si grup për tu stërvitur në palestër” kujton Artur Kreka. Kur nisi stërvitjen e rregullt në vitin 1974 me para të rinjtë, dhe me dy vëllezër më të ritur që ushtronin sportin e mundjes, nuk e kishte imagjinuar se ku do arinte. “Ishim djem të rinj, dhe fiziku I fuqishëm kujt nuk I pëlqente” kujton Artur Kreka për fillimet e tij sportive.

Si çdo sportist, vlerëson trainerët, por veçon nga ata Vaskë Mandro, trainer që e stërviti me të rinjtë dhe të riturit. Sporti I mundjes, pa ndonjë traditë të madhe në Korçë, ndër më të njohurit e tij nxori Artur Krekën. ” I vetëm si sportist, e kam mbajtur në kategorinë e parë Skënderbeun në sportin e mundjes” veçon në kujtimet e tij Artur Kreka. I shpallur pesë herë resht kampion në Kupën e Republikës në vitet 1981-1986. Dy herë kampion individual.

Dhe nuk kishte se si të mos I jepej titulli Mjeshtër Sporti. Vlerësimet vazhduan edhe me titullin Emblema e Artë e Qytetit, dhënë nga Këshilli Bashkiak. Kampionit Artur Kreka nuk I mungon as titulli Pishtar I Demokracisë. E ka fituar atë sepse ishte nga ata sfidantë që kur u përmbys busti I Enver Hoxhës në Korçë ishte protagonist. Artur Kreka ndoqi rrjedhën e jetës si demokrat, por pa I hedhur poshtë miqtë. Kur vjen fjala për mundësin me të cilin ka konkuruar, Fidel Yllin, gjithshka e përmbledh në një lloj sentence. ”

Opozitarë në sport, opozitarë në politikë, por vëllezër në jetë”. Pas vitit 1990-të Artur Kreka ndërpreu aktivitetin sportiv, kur mund të jepte edhe më shumë si mundës.” Ato kohëra erdhën, sytë e mendja jonë u drejtuan nga emigracioni” thotë kampioni Artur Kreka. Figura e këtij sportisti nga më të shquarit e Korçës, të kujton atë personazhin e një filmi, kur fëmija I drejtohej babait: Mos u dorëzo Kampion!”. Dhe Artur Kreka sfidon si I tillë, si Kampion!

Burimi: KorcaReport.com