Disa thënie nga aktori Charlie Chaplin

Karakteri i vërtetë i njeriut shpaloset kur ai është i dehur.

Një endacak, një bujar, një poet, një ëndërrimtar, një vetmitar gjithmonë plot shpresa për romancë dhe aventurë.

Aktorët kërkojnë mohimin. Nëse nuk e arrijnë, atëherë e mohojnë vetveten.

Gjithçka që më duhet për një komedi është një park, një polic dhe një vajzë e hijshme.

Të gjithë filmat e mi janë ndërtuar rrotull idesë së krijimit të telashit dhe kështu t’ia jap vetes shansin të jem dëshpërimisht serioz në orvatjen time për t’u dukur si një bujar i vogël normal.

Dëshpërimi është një narkotik. Ai e përkund mendjen me indiferencë.

Diktatorët e çlirojnë veten, por i skllavërojnë të tjerët.

Gabimi është i parëndësishëm. Ai ka guximin t’ju bëjë budalla.

Unë jam në paqe me Zotin. Konflikti im është me Njeriun.

Unë nuk kam shumë durim ndaj një gjëje të bukur të cilën duhet ta shpjegoj në mënyrë të kuptueshme. Nëse ajo ka nevojë për një tjetër interpretim prej dikujt tjetër sesa prej krijuesit, atëherë unë pyes nëse ai ia ka arritur qëllimit.

Unë nuk besoj se publiku e di se çfarë ai kërkon; ky është përfundimi që kam nxjerrë nga karriera ime.

Unë nuk kisha idenë për personazhin. Por në momentin që isha veshur, rrobat dhe truku më bënin të ndihesha personazhi përkatës, filloja ta njihja atë dhe kur dilja në skenë personazhi kishte lindur tërësisht.

Unë mbetem thjesht një gjë, dhe vetëm një gjë, e ajo gjë është kllouni. Kjo më vë mua në një rrafsh shumë më lartë se çdo politikan.

Unë mendoj se ajo është një nga ironitë e jetës: të bësh gjënë e gabuar në kohën e duhur.

Mendoja se duhej të mbaja pantollona si thes, këpucë të mëdha, një bastun dhe një kapelë të veçantë, gjithçka në kundërthënie: pantollonat e fryrë, kapota e ngheshur, kapela e vogël dhe këpucët e gjera.

I hyra profesionit për para, dhe arti u rrit në këtë mënyrë. Nëse njerëzit zhgënjehen nga kjo, s’ka ç’bëj. Kjo është e vërteta.

Shumë më tepër do më pëlqente të më quanin një batakçi i suksesshëm se një monark I dështuar.

Në fund të fundit gjithçka është marifet.

Qeshja është gjallërimi, çlirimi qetësimi i dhimbjes.

Jeta do të ishte e mrekullueshme nëse njerëzit do t’ju linin ju në hesapin tuaj.

Jeta është një tragjedi po ta shikosh nga afër, por një komedi nga një shikim i largët.

Njeriu si individ është një gjeni. Por njerëzir në masë formojnë një përbindësh pa kokë, një idiot të madh të shëmtuar që shkon nga ta çojnë.

Filmat janë një trill. Publiku dëshiron t’i shikojë aktorët drejtpërdrejt në skenë.

Asgjë nuk është e përjetëshme në këtë botë të ligësht, – madje as shqetësimet tona.

Mbaje mend: ti mund të përkulesh gjithmonë dhe të mos kapësh asgjë.

Lavdia e lavdive! Nju Jorku! Amerika!

Urrejtja e njërzve do të kalojë, dhe diktatorët do të vdesin, dhe pushteti që ia rrëmbyen popullit do t’i kthehet popullit. Dhe teksa njerëzit vdesin, liria nuk do të humbë kurrë.

Gjëja me e trishtë që mund të përfytyroj është të përdorem si stoli.

Është një botë e pamëshirë, prandaj duhet të jesh i pamëshirë që të përshtatesh me të.

Ta ndihmosh një mik në nevojë është e lehtë, por t’ia kushtosh atij kohën tënde nuk është gjithnjë aq e mundshme.

Të qeshësh vërtet do të thotë që ju të jeni të zotë ta merrnin dhimdjen tuaj në duart tuaja dhe të luani me të!/Naishtedikur.info