Nga Vladimir Muça

At. Fishta thërret
Sikur më përthith çdo varg lahutarë,
Pranë monumentit këmbët më shtyjnë;
Triumf,toreador At.Fishta i bronxtë
Në botën e re të letrave mësyn.

Me Lahutën e Malcisë shungulloi malet
Mes zemrës të popullit malcisë;
Ku sot si pikla shiu dritareve loti
Ende nduk faqet e historisë.

At.Fishta si legjendë ndër vedi,
I vd, ekur në profilin tokësorë,
Në mëndjet e zemrat tona mbeti
Materie tjetër,i pa vd, ekur shpirtërorë.

Mes eposit malsorë priti të vdiste,
Kur qiellit lundronin mesazhe të cvetënuara,
Me alfabetin e kohës që vriste
Skeletët e atdheut të shqyera.

Gjallohet Lahuta nër absurde jete,
Por kurrë s’mbeti në fjalëkryqe rrugësh,
Besim e forcë mes malësorëve gjente,
Me vargjet barot botën mbushte.

Sot,ngadhnjyese Lahuta Malcisë
Me zulme malsoresh,vatrave siç i gjeti,
Në Gjuhadol n’dritë pishe t’vegjëlisë
Dërgon mesazhe,si prej Profeti.

Sot Tetori pranveron detin e së keqes
Me pigmentin eliksir fishtian,
Me zërin nostalgjik zgjon ëndërrën,
Guximin si Lahuta,nër vargje e kam.

Motivet fishtiane dritë si dikurë,
Me At Gjergjin shkëmb, në bronx të gjallë;
Jo!Jo!Nuk do vdesim rrugëve pa qivurë,
Rrugëve në mërgim, me eposin varg.

Se dhe tani atdheu po bën vetëvr, asje,
Ndaj Fishta i pakohë akoma thërret,
Se dhe një shkronjë mosnjohjeje
Sjellë mbi atdhe rrufe e shkreti të vërtetë.

Burimi: Gazeta Mapo – https://gazetamapo.al/at-fishta-therret/