Nga Beqir Sina

Beqir Sina

Vajza e veprimtarit dibran nga Staten Island, Qenan Ame, ka trashëguar interesin dhe pasionin e babait për shkencat si dhe dashurinë për atdheun shqiptar

Studentia shqiptare Atdhetare Ame ishte e përfshirë në një udhëtim eksplorues, “Studentët e Ekspeditës në akull të Universitetit Antarktid” (Students on Ice Antarctic University Expedition), e cila zgjati dy javë nga 28 dhjetor 2013 – në 9 janar 2014.

Kjo ekspeditë me anije akull-thyese u ofroi studentëve mundësinë për t’u aftësuar nga disa kurse e të njohen me kontinentin më të panjohur nga njeriu.
Ekspedita kishte rreth 70 nxënës nga 30 fakultete universitare amerikane: shkencëtarë , ekspertë, politikëbërës dhe profesorë.

Atdhetare Ame, e lindur dhe rritur në Nju Jork, është e bija e dy prindërve shqiptarë nga Dibra e Madhe, që i kanë vënë edhe emrin e bukur dhe domethënës “Atdhetare”. Ajo qysh fëmijë gjithmonë ka pasur dëshirën për të zbuluar dhe mësuar nga mrekullitë e botës dhe universit që sillet rreth nesh.

Po në udhëtimet e saj nëpër botë zënë vend edhe vizitat e saj në vendlindjen e prindërve, në Dibër të Madhe si dhe në trojet e tjera shqiptare në Ballkan.
Atdhetare Ame është e frymëzuar nga babai i saj , Qenan Ame , i cili ka qenë dhe është shumë i lidhur me komunitetin dibran (në kuadrin e Shoqatës Atdhetare Dibra, në Staten Island).

Veprimtar i dalluar i komunitetit, me diplomë Master në Inxhinieri Kimike këtu në Amerikë, ai thotë se “Amerika shihet nga e gjithë bota si simbol i përparimit dhe mirëqenies, vendi ku ëndërrojnë të studiojnë studentët e mbarë rruzullit”.
E bija e tij ka trashëguar pasionin për shkencën dhe ka interes veçanërisht në në fizikë dhe kimi.

Atdhetare Ame është e angazhuar edhe në komunitet dhe ka shërbyer edhe si praktikante në zyrën e Asambleistit në Staten Island Michael Cusick.
Dashurinë e saj për Shqipërinë dhe krenarinë e të qenit shqiptare e ka treguar edhe përtej Oqeanitku në Antarktidën e ftohtë dhe të largët ka marrë me vete dhe ka shpalosur e valëvitur flamurin kombëtar.
Atdhetare Ame tregon se ”

Në vitin tim të shkollës së mesme , unë u propozova nga senatori Chuck Schumer, për t’u bërë pjesë e një ekipi arsimor me studentët e përzgjedhur nga shkollat amerikane, në një ekspeditë që udhëtoi në Antarktidë . Dhe kjo ka ardhur nga që është vlerësuar rezultati i mësimeve të mija, por edhe nga esetë e mija botuar në gazetat lokale dhe në shkollë dhe personalisht ka ndikuar edhe rezultatet zyrtare të analizave , dhe rezultatet aktuale të shkollës së mesme . Si dhe me shpresën e gjetjes së një përgjigje pozitive nga Organizata e Studentëve Ice . Edhe pse unë kam qenë në ankth , nuk do të harroj kurr se sa kam qenë e gëzuar dhe e nderuar, kur kam mësuar se unë isha pranuar që të jemë pjesë e këtij ekipi arsimor, pra, ekspeditës që udhëtoi në Antarktik , dhe unë prezantova në dekun e anijes eksploruese në mes të Antarktidës – flamurin shqiptar flamurin kuqezi “.

Me këtë rast ajo duke treguar për pasionin e saj – të “zbulimit” të botës, udhëtimet eksploruese ajo rrefehet se ” Kam marrë pjesë sfiduese , por edhe gjallëruese , deri tani në udhëtimet e mija në Malet e Andeve jugore në Tierra del Fuego , Argjentinë . Kam përjetuar sfida me kafshë të egra dhe të rralla të tokës, ujit e ajrit , për klimën , historin, vendet e zodiakut , dhe shumë aventura të tjera. Kjo më ka dhënë mua mundësinë për të fituar një perspektivë të re për botën . Sytë e mi nuk janë tani më, vetëm një lente për mua, që thjesht për të parë, por përmes atyre çfarë kam parë, ato janë bërë skaner që tregojnë skenare potencialisht misteret të botës së padukshme. Kjo përvojë ka shërbyer si katalizator , nxitje që të mendojë ide të reja për të ardhmen time si një inxhiniere e ardhshme” .

“Unë, thotë studentia shqiptaro amerikane, u bëra krenare dhe zgjodha për të sjellë flamurin shqiptar, flamurin kuq e zi me shkabën dy krenare . Kur ngrita dhe valvita flamurin kuqezi , në Antarktidë , unë ndjeva një kënaqsi të veçantë , mu duk vetja sikur i tërë komuniteti shqiptar në Amerikë, ishte me mua . Kjo më dha krenari të madhe për vendin tim – teksa valëvitja flamurin kuqezi në një vend të tillë të pazakontë – kontinetin e akullt Atarktidën .”.

Megjithëse, nuk është e sigurt nëse Atdhetare Ame, ka qenë shqiptaria e parë që ndonjëherë ka shkelur në kontinetin e akullt në Antarktidë, mund të thuhet se ajo ishte e vetmija studnete shqiptare nga Amerika, prej nga të shtatëdhjetë nxënësve, që merr pjesë në një ekspeditë në kontinetin e akullt në Antarktidë, në bazën e të dhënave të studentëve për Oragnizatën e Studentëve Ice.

Atdhetare Ame, dibrania nga Staten Island – studentia e suksesshme shqiptaro amerikane tregon për atë që ka parë gjatë kësaj ekspedite .
“Antarktida shpreht ajo është një bukuri e rrallë e natyrës , e pacenuar , kontinent i paprishur që është e pakrahasueshme me asgjë tjetër në rruzull . Takimin e parë e patëm me penguinët Adelie një specie e mrekullueshme . Antarktida, është e mbi populluar me pinguin , dhe unë kam parë “kolonitë” e tyre. I pashë me syt e mi “atë kujdesin prindëror” sesi me krahët e tyre në mënyrë të vazhdueshme ata ishin duke u kujdesur për pasardhësit e tyre të vegjël . Unë pashë e elefant e detit. Unë pashë qetësinë e liqeneve të vogla , dhe qetësinë absolute të këtij vendi të qetë . Ishte një pamje e mahnitshme që unë kurrë nuk do ta harroj Antarktidën , dhe natyrën e tij të mrekullueshme” thotë studentia shqiptare në Amerikë, shqiptaro amerikania Atdhetare Ame .

Burimi: http://illyriapress.com/atdhetare-ame-studentja-shqiptare-qe-shpalosi-flamurin-kombetar-ne-anarktide/