Ati i ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën të mbyllur kur s’ kemi gjësendi për të thënë;

– Falna durimin të thellojmë një punë më parë se të shkruajmë përmbi të;

– Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë q’ ashtu jo vetëm të flasim me paanësi por edhe të sillemi si të paanshm;

– Shpëtona nga gra, ckat e pragmatikës, nga shtrëmbërimet e gjuhës, dhe nga lajthimet e shtypit.

Ashtu qoftë!

FAIK KONICA