Shkrimtari
“Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur kur s’kemigjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të! Frymëzona me një ndenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me pa anësi, por dhe të sillemi ashtu! Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrembërimet e gjuhës dhe nga lajthimet e shtypit. Ashtu qoftë!”

(Nga një fjalim në radio të Washington-it me 31 mas 1933)
Faik Konica

Para se të merr fjalën, Konica shton këto fjalë:

…. Dhe mbasi fola për shkrimtarët, do t’ju them një gjë: kam vënë re se librat e lutjeve fetare ndërsa kanë lutje për cdo shkollë e zanat, s’kanë ndonjë lutje të vecantë për shkrimtarët. Unë nuk jam shumë fetar, por ngandonjeherë, më hipën zjarri për një besim të shkurtër. Jam në një gjendje të tillë dhe kam gatuar një lutje të shkurtër, të cilën ju kërkoj leje ta këndoj. S’ka të bëjë me asnjë fe të vecantë dhe njerëz të cdo feje mund ta pranojnë.

Marrë nga revista KRITIKA, e përmuajshme letrare, nr 2 prill ,1944, Tiranë. (Revista gjindet në bibliotekën e MekuliPress.) /MekuliPress/