Këpucët e tua baba, ato të vjetërat
Sepse të reja, s’munde t’i blije dot
Ato që me vargje i mbushën letrat
Prej pluhuri mbuluar fshiva ato sot

Mu bë se ato filluan të më shihnin
E gëzimit u celën e vitesh për cudi
Heshtën por shtëpinë ato e njihnin
Ndonse kohë larguar je baba dhe ti

Si n’pasqyrë portreti një cast mbeti
Lustrën e zbehtë e pluhur mbuluar
Mbushur me mall kepucët e tim eti
Përdore kur ecnim e duke kënduar

Këpucet e tua baba, ato të vjetrat
Te disa herë grisur, arnuar e ngjitur
Vitesh e me mall priten ato të urtat
Fundë shkallëve baba duke zbritur