Vijon regjistrimi e vetëdeklarimi i mjeteve historike e me interes koleksioni në platformën zyrtare online Retro nga individë, institucione publike e shoqata të ndryshme.

DPSHTRR ndërkohë, theksoi se po finalizon, pas një pune e sinergjie disa mujore studimore që përfshin një rrafsh të gjerë ligjor e nënligjor, gjithë draft-aktet për propozim në MIE dhe më pas në Këshillin e Ministrave për rregullimin përfundimtar teknik, ligjor, ekonomik e financiar të sektorit më të ri të mjeteve historike e të koleksionit shqiptar AutoMoto retro.

“Shumë shpejt një VKM e Udhëzim i posaçëm do japë jetë e nxjerrë në dritë potencialin restaurues e koleksionues shqiptar për tregun dhe interesin publik”, theksoi Drejtoria e përgjithshme e shërbimeve të Transportit Rrugor./Javanews.al

Advertisements
Advertisements