Avni Resuli lindi ne Durres. Perpara se te behej pjese si aktor ne Teatrit Popullor ne janar te vitit 1948, ai ka patur nje aktivitet si amator me Levizjen Amatore ne qytetin e Tiranes.
Roli i pare i tij ne skenen e T.P eshte ne shfaqjen “Per ata qe jane ne det”, premiera e se ciles u shfaq me 12 qershor 1948. Ai ka patur nje karriere te gjate me Teatrin qe nga viti 1948 e deri sa doli ne pension ne 1988, rreth 40 vite, duke interpretuar ne mbi 100 role, kryesisht role te dyta dhe episodike ne shfaqje si qofshin ato te huaja dhe ne ato kombetare . Mund te permendim : “Prefektin”; “Revizori”; “I cuditeshmi”; “Shtate shaljanet”; “Tre ditet e kiametit”; “Ngjarje ne fabrike”; “Nje nuse per Stasin”; “Fytyra e dyte”; “Arturo Ui”; “Gjenerali i ushtrise se vdekur”; “Lumi i vdekur”; “Doktori pacient”; “Epoka para gjyqit” ; “Cuca e maleve” etj .

Nga viti 1967 – 1974 ai punoi si inspektor skene pa u shkeputur nga interpretimi. E vecanta e lojes se tij qe synimi per te kerkuar dhe gjetur nje hapsire te mevetesijshme ne misherimin e personazheve, sidomos duke vene ne sherbim te karakterizimit elemente shprehese te plastikes, gjestit ekspresiv, menyres se te folurit. Krahas punes si aktor ai ka dhene nje ndihmese te madhe edhe si asistent rregjizor ne shume shfaqje te Teatrit Popullor, si rregjizor ne grupet amatore te kryeqytetit si dhe shume interpretime ne radio me radiodramatizimet dhe emisionet e teatrit ne Radio Tirana.

Ne filmin artistik, kontributi i tij eshte thuajse modest. Nder te paktat role mund te permendim ate ne filmin “Njesiti guerril” 1969; “Gjurma” (1970) . Qe nga 1980-81 iu perkushtua me shume punes si asistent rregjizor derisa doli ne pension. Punimi i tij i fundit ishte pergaditja e shfaqjes “Zbutja e kyeneces” ne qershor te v. 1988.
Fatkeqesisht, 1 jave pas daljes ne pension (3 shtator), me 10 shtator 1988 largohet nga jeta.