11 Mars 1963 – Lindi pishtari i demokracisë Azem Hajdari…

Në Tropojë, më 11 Mars 1963, u lind Azem Hajdari, udhëheqës i lëvizjes studentore, një nga themeluesit e Partisë Demokratike, anëtar i kryesisë së saj, kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes. U diplomua në Universitetin e Tiranës për filozofi dhe drejtësi, kreu dy kurse studimi pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kurse për politikat e mbrojtjes, në Garmish te Republikës Federale Gjermane.

Në vitin1990, udhëhoqi lëvizjen antikomuniste të dhjetorit që shpuri në përmbysjen e sistemit socialist. Zgjedhesit e Shkodrës, Shijakut, Bulqizës dhe të Tropojës, e kishin Azem Hajdarin, perfaqësuesin a tyre në katër legjislatura të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në Parlament ai ka drejtuar Komisionin Parlamentar për Rendin dhe SHIK-un dhe Komisionin e Mbrojtjes.

Azemi me babane

Në aktivitetet shoqërore, Azem Hajdari ka qënë President i Klubit Sportiv Vllaznia të Shkodrës dhe President i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale. U v.ra pranë Selisë së Partisë Demokratike, në shtator të vitit 1998. Në këtë atentat, u plagosën rëndë dhe dy truprojat e tij Besim Cerja dhe Zenel Neza, prej të cileve, i pari v.diq prej plagëve të marra.

RIP