Një baba i cili kishte katër djem, donte që fëmijët e tij të mos bënin gjykime të nxituara, prandaj secilin djalë e dërgoi në stinë të ndryshme të shihte një pemë dardhe që ndodhej larg shtepisë.

Djali i parë shkoi në dimër, i dyti në pranverë, i treti në verë dhe i katërti në vjeshtë. Pasi të katër djemtë e kishin parë pemën e dardhës, ai i thirri dhe i pyeti se çfarë kishin parë. Djali i parë tha se pema ishte e shëmtuar dhe e shtrembër.

Djali i dytë e mohoi këtë dhe tha se ajo ishte e mbuluar me sythe të gjelber dhe kjo tregonte se do të jepte shumë fruta.

Djali i trete e mohoi këtë dhe tha se ajo ishte plot lule që kishin një erë shumë të këndshme dhe se kishte qënë gjëja më e bukur që ai kishte parë. Djali i fundit mohoi çdo gjë që thanë tre vëllezerit e tij dhe tha se frutat ishin pjekur dhe se ajo ishte plot jetë.

Babai u shpjegoi djemve se të katërt kishin të drejtë, sepse e kishin parë pemën në stinë të ndryshme. Ai u tha atyre se gjërat nuk mund të gjykohen duke i parë vetëm në një stinë dhe se thelbi i asaj që ato janë, mund të maten në fund, kur të përfundojnë të gjitha stinët.

Burimi: Akropoli i Ri