Fotografi e Petro Dhimitrit, e riprodhuar nga Kel Marubi, të patriotit për Pavarësinë Kombëtare, Isa Boletini e të trimave të tij tek mbërrijnë në Vlorë, disa ditë pas 28 nëntorit 1912.

Lidhur me këtë imazh, studiuesi Qerim Vrioni shkruan:

“Fotografia është bërë në rrugën kryesore të qytetit, në atë kohë me emrin “Liria” (sot rruga muze “Justin Godard” në lagjen e vjetër “Muradie”), disa dhjetëra metra para se ajo të bashkohet me Sheshin e Flamurit. Autori i saj (…) kishte ngritur trekëmbëshin e aparatit aty për të përjetësuar ato ditë të shënuara, e ndoshta ishte edhe në dijeni se atypari, do kalonin kosovarët me Isën në krye.(…) Isa Boletini, edhe pse nuk është në qendrën optike të fotos, kuptohet lehtë se është kryesori në atë grup njerëzish, edhe ngase ai ecën një hap para të tjerëve.

Nga vështrimi i fotos të bien në sy trupat viganë të tyre, por sidomos ecja e lirshme dhe dinjitoze.”

© Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Kel Marubi, Isa Boletini me kosovarë në Vlorë, riprodhim, pa vit

Marrë nga Mekuli Press