Kanë kaluar kohë që kur fluturimi i saj klasik nisi në bordin e kryqëzorit rus Xherxhinski , ku midis shumë marinarëve ishte dhe ai.Mellani Terca Mishujeva ishte 22 vjeçe ,kur Flota e Detit të Zi, hodhi spirancën në vitin 1954 në portin e Durrësit, nën komandën e admiralit Gorshkov.Bordi i anijes pushtohet nga këngëtarët e valltarët e Filarmonisë së Shtetit.Mes valltarëve,kapiten lejtnanti Adolf Vladimiroviç Mishujev hedh shikimin tek Mallania.Një dashuri me shikim të pare.Shfaqja tjetër organizohet në Teatrin e Operas dhe Baletit ku berretta bardh e blu të flotës ruse mbushin sallën.Kapiteni mbërthehet nga ndjenjat dhe fytyra e tradhëton .

Vetëm admirali Gorshkov e kupton se çfarë po i ndodh kapitenit të tij.Me mbarimin e shfaqjes ai thyen të gjitha rregullat dhe turret në skenë duke thirrur Mellanika , Mellanika.Vajza shqiptare nuk po kuptonte asgjë ,por i hodhi ushtarakut të padisiplinuar një shikim të përzemërt.Kapiteni i tha se kishte rënë në dashuri me të qysh kur e kishte pare në bordin e anijes.Në pallatin e Brigadave do të bëhej darka e lamtumirës për miqtë rus.

Ishte hera e fundit që mund të shiheshin ,prandaj duhej dhe ndihma e admiralit Gorshkov.Kur ngriti dollinë admirali tha :”Këtu gjetëm jo vetëm miqësinë por dhe dashurinë”.Enver Hoxha kërkoi shpjegim për thënien e rusit nga njerëzit rreth tij.”Pse vajzën më të mire do t’i japim kapitetin tuaj , ai ktheu Enver Hoxha.-Po mire, nëse ajo do,le të bëhet”.Një vit rresht Mellania mori telegrame të gjata nga kapiteni,por nuk mund të bëhej aq lehtë bashkimi i tyre.Admirali Gorshkov që ishte bërë garant për kapitetin i shkroi një letër personale Enver Hoxhës.

U desh të mblidhej Kuvendi Popullor,ndoshta për here të pare për të dhënë një leje martese.Mellania do të linte shtëpinë e saj tiranase ku ëndërroi që në fëmijëri të bëhej balerinë.në vitin 1946 do të merrte mësimet e para për koreografi në Shtëpinë e Pionierit nga Panajot Kanaçi.Ishte një nga të parat që do të krijonin bërthamen koreogarfike shqiptare. Thuajse të gjitha shoqet shkuan për studime në Bashkimin Sovjetik ,por vetëm Mellania mbeti atje për të bashkuar jetën me baletin rus.Do ti duhej dallgët e pesë deteve me anijen “Çiaturi” për të arritur tek fati që e priste.Kur mbërriti në Sevastopol admirali kishte rreshtzar flotën për ta pritur.Kapiteni ishte vehur me uniformë të re,ndërsa Mellania me fustanin e bardhë.Gjithë qyteti mori pjesë në dasmëne tyre.

Pas 6 muajsh kapiteni transferohet në Shkollën e Marinës në Leningrad ku merret me studime sekrete ushtarake. Më vonë emri i Adolf Vladimiroviçit do të bëhej injohur si shkencëtar.Enver haoxha do ta takonte Mellaninë në Rusi.Takimi ndodhi kur Hoxha vizitonte Leningradin.Nga llozha e teatrit të operas ai dalloi Mellaninë për të cilën kishte lejuar të martohej me një ushtarak rus.Në fund të aktit të pare, Hoxha i shoqëruar nga sekretari i pare Kozllov,zbriti dhe e takoi.Më pas ajo vazhdoi akademinë “Vaganova”.Në vitin 1961 kur u prenë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik , Mellania ishte nga të paktët shqiptarë që do mbeteshin në Bashkimin Sovjetik.Qëndroi me kapitenin e saj.Më 1971, Mishujevi kërkon të kthehet në vendlindjen e tij në Moskë, ku bashkëshortja e tij shqiptre do të luante në skenë me balerinst më të njohura ruse.Më pas ajo punoi si instruktore baleti në Uninversitetin Lomonosov.Vdiq në Moskë para një dekade.

Shkruar nga Ada Heqimi
Marrë nga revista “Klan” ,7 qershor 1998