Pjesë filmike shkëputur nga dokumentarët e kohës, të ruajtur nga AQSHF. Me muzikën e të madhit Tish Daija dhe me libret të Panajot Kanaçit kjo vepër numëron 54 vite që nga vënia e saj në skenë

Data 13 janar e vitit 1963 ishte historike.

Po këtë ditë u dha premiera e Baletit të njohur “Halili dhe Hajria, baleti i parë shqiptar që hapi siparin e baleteve tjera kombëtare që do të pasonin më vonë.

Baleti u vu në skenë nga kompozitori Tish Daija dhe baletmaestër Panajot Kanaçi. Dirigjent Mustafa Krantja. Solistët e baletit ishin Ganimet Vendresha, Xhemil Simixhiu, Miltiadh Papa, Petrit Vorpsi, Zoica Haxho, Estref Shaqiri, Albert Janku dhe Engjell Tershana.

Halili dhe Hajria është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar.

Përgatiti: V. Troplini/Naishtedikur.info