OPERA HISTORI
Baleti “Kecat dhe ujku”

Një ndër shfaqet më të preferuara të fëmijëve u vu në skenën e TKOB në janar të vitit 1979, baleti për fëmijë “Kecat dhe Ujku”.

Ky balet me një akt u realizua me libret të Ramazan Bogdanit, muzikë të Aleksandër Peçit, baletmaestër Gëzim Kacelit dhe piktor Gjergj Marko.

Në rolet kryesorë interpretuan balerinët Aishe Toto, Pëllumb Agalliu, Skënder Jazexhiu, Mukades Erebara, Domenika Ndreca, Ludmill Çakalli, Keti Trajani dhe trupa e baletit.

Marrë nga Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor