Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar në faqen e tij në “Facebook” dokumente të sigurimit që tregojnë zbërthimin e disa anekdotave që qarkullonin në vitet 70-të që sipas tyre ishin kundër regjimit.

Një ndër to është edhe shprehja “Hodha grepin në Bunë dhe zura një krap, e hodha në Lanë dhe zura 10 labë”. Kjo sipas Sigurimit do të thoshte se Tirana ishte mbushur me lebër.

Gjatë diktaturës komuniste shqiptarët mundoheshin që stresin që u jepte ai regjim ta hiqnin nëpërmjet anekdotave.

Në jo pak raste, regjimi këto i trajtonte si agjitacion e propagandë. Anekdotat ishin një mjet i fshehtë agjitativ me të cilat viheshin në lojë dukuri të regjimit komunist. Sjell sot për shembull (bashkëlidhur, pjesë të përzgjedhura) një raport të një organi vendor. Komiteti i Partisë së Punës së Rrethit Dibër, me një shkresë të datës 6.4.1973 drejtuar Komitetit Qendror të Partisë së Punës, njoftonte opinionet që qarkullonin në popull./GSH.AL