Nga Rexhina Biba

Bardh Jakova është instrumentisti shkodran, i cili sot zhvillon me sukses aktivitetin e tij artistik në Itali, por pa hequr dorë nga dëshmitë e trashëgimisë artistike të trashëguar nga njerëzit e tij të shtëpisë.

Ai është djali i Çesk Jakovës dhe nënës Jolanda. Falë babës së tij vjen edukimi e formimi i tij muzikor.

Mbiemri Jakova është shumë i njohur për shqiptarët, veçanërisht për shkodranët. Nga kjo familje vjen Prenkë Jakova, autori i operës së parë shqiptare “Mrika”, e cila ka hapur një epokë të re në historinë e muzikës shqiptare.

Bardh Jakova nuk e ka njohur axhën e tij, Prenkën, por notat e para të muzikës i ka luajtur mbi pianon e tij.

Ai është i diplomuar për firzamonikë në Pesaro të Italisë dhe tani ka ngritur një orkestër të tërë me muzikantë të njohur të vendit fqinj dhe luan muzikën shkodrane dhe jo vetëm gjithkund.

Burimi: 27.al