Këngëtarja e madhe e muzikës së këngës popullore dhe asaj të lehtë shqiptare, shuhet në moshën 86-vjeçare. Nexhmije Pagarusha, do mbetet në mendjen e shqiptarëve si ikonë e muzikës shqipe. Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare ishte aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takonte. Ishte e njohur për interpretimin e shkëlqyer në muzikën popullore, si dhe opera.

Pagarusha ishte e njohur edhe si aktore e suksesshme, në film edhe teatër. Në Beograd, ajo vijoi shkollën e muzikës për kanto, që do ta ndërpriste në vitin e tretë, për të mos e vazhduar më. Po ashtu, në Beograd kishte daljen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948, Nexhmije Pagarusha është pranuar soliste pranë “Radio Prishtina”.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria, ndërsa u paraqit edhe në këtej kufirit me ansamblin “Shota”, me rastin e një turneu. ”Baresha” është një ndër kryeveprat nga interpretimet e saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj, Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit, Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike, veprat e përkthyera shqip, të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert, ka qenë i pari i këtij lloji. Ajo dhe muzika, ishin një! Mendohet se, ajo ka interpretuar mbi 150 këngë. Pagarusha ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Burimi: Konica.al