Burri kush dreqin hyp atje nalt!

Një çift po dilte në qytet.

Rrugë e gjatë, nxehtë i madh, para tyre ndodhet një pemë dhe ata bashkë vendosin m’u ul nën të.

Pas një farë kohe gruaja çon kryet lart me pa, kur shef dy zogj sqep më sqep dhe i thotë të shoqit:

– Mor burrë ça janë ka bajnë njata zogj atje lart?
– I shoqi: janë ka puthen.
– Gruaja: po pse nuk me puth edhe ti mua?
– Burri ia kthen: po kush dreqin hyp atje nalt.

—-

Zemër kam nevojë për mbështetjen tënde…
– Zemër, jam shumë i trishtuar, ndihem shumë keq, kam shumë nevojë për mbështetjen tënde..
– Erdha shpirti, po nisem direkt…
– Faleminderit zemër, merr edhe ca perzervativa rrugës…

—-

Pa gjume
Që kur jam divorcuar nuk po e bëj më gjumin rehat!
– Pse, aq shumë të mungon?
– Jo mor burrë, por më mori krevatin plehra……

—-

Pikniku përfekt
Disa shokë vendosën që të dielën të shkonin në piknik.

Sejcili do të sillte diçka me vete, që të kalonin sa më mirë.

– Unë po sjell rakinë, – thotë i pari.

– Kurse unë po sjell mezet, – vazhdoi tjetri.

– Unë po sjell një ëmbëlsirë, – tha i treti.

– Unë do të sjell vëllanë se bënë humor, – u zotua i katërti.

—-

2 shoke per gjah
Ishin 2 shoke edhe vajten per gjah. Papritur njerit i ra te fiket edhe tjejtri mori ne tel urgjencen:
– Alo urgjenca , shoku im vdiq …
Ai i urgjences i thote:

– Shikoje edhe njehere edhe sigurohu qe ka vdekur se mbase mos i ka rene vetem te fiket…
Bam, bam degjohen 2 gjuajtje cifteje edhe ky merr tel edhe pergjigjet:
– Tani qe u sigurova qe ka vdekur ca te bej?/Naishtedikur.info