Filmi Gjeneral Gramafoni prodhim i vitit 1978.

Regjisor: Viktor Gjika, Skenari: Vath Koreshi, Producent: Shqipëria e Re, Muzika: Aleksandër Peçi.

Përmbajtja e filmit
Në mesin e viteve ’30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit Italian të vitit 1939. Halit Berati, një klarinetist virtuoz dhe Parandili ftohen nga një sipërmarrës Italian të inçizojnë në pllaka gramafoni, meloditë e tyre të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halil Berati është punëtor.

« …çfarë i ndodh një populli para-modern, tradicional, feudal, i cili ndodhet në pikëprerjen e dhunshme me logjikat e rendit kapitalist të pushtuesit, ende jo zyrtar ? Ndoshta kjo është pyetja madhore e regjisorit Gjika që përbën edhe subjektin kryesor të filmit.» (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjeter dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.56)

« Te “Gjenerali”, rendi kapitalist vjen nëpërmjet pushtimit, hap pas hapi, pa iu vërsulur institucioneve shqiptare të monarkisë që në çastin e parë. Si një regjim shfrytëzimi, vështirësia e tij e parë është përballja me një realitet të vonuar shoqëror dhe ekonomik. Problemi i tij është se si të shtjerë në dorë pasuritë e popullit, shpirtin krijues, pasuritë natyrore, forcën e punës. » (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjeter dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.61)

« Filmi është, një kritikë ndaj kapitalizmit si shfrytëzues jo vetëm i forcës punëtore por dhe e talenteve e pasurive kombëtare të veçanta njerëzore. Në këtë mënyrë rikthehemi te klisheja klasike e epokës totalitare e përfaqësuar dhe në kinemanë tonë: komunizmi kundër kapitalizmit, populli kundër pushtuesit, vlera kombëtare kundër vlerave fluide, e veçanta kundër rrëmujës identike. Kategori armiqësore të shpalosura kryesisht gjatë luftës së ftohtë. Kontradikta që ndodhen në bërthamën e fuqive të mëdha: i civilizuar – i prapambetur, i kultivuar – barbar, të cilat legjitimohen përmes frymës së progresit të të emancipuarit, i mjeshtrit të madh që krijon jo vetëm hierarki vlerore e kuptimore por ndonjëherë edhe raciale. »

Referenca
Aktorët në role
Bujar Lako … Halit Berati
Guljelm Radoja … zoti Alberto

Kadri Roshi … Parandili
Sulejman Pitarka… xha Avdiu
Reshat Arbana … kryetari i bashkise
Sheri Mita … Mikele
Stavri shkurti … xha Braho

Mimoza Topalli
Petraq Xhillari
Muhamet Shehu
Adrian Rruga
Llambi Kaçani

Tinka Kurti … nena e Halitit
Dhimitër Orgocka… zoti Misir
Adrian Rruga
Kastriot Azizaj
Sander Prosi … Sefedini

Shpëtim Shmili … z. Valeta
Sotiraq Çili
Piro Kita … Tili
Luftar Paja
Margarita Xhepa

Ilir Erzeni
Marko Bitraku … Isufi, xhandari
Kiço Keni
Dhimitër Greku
Gens Hasani

Rifat Dajko
Lefter Buçko
Dhimitër Trajçe
Alki Zeqiri
Raqi Jankulla
Abedin Hajro

Laver Bariu
Pertef Larti
Remzi Lelaj
nëntor Xhemaili