Përrallë nga e kaluara është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1987. Skenari i këtij filmi është i bazuar në Novelen me të njejtin titull të Andon Zako Çajupit.

Aktorët dhe rolet e tyre në këtë film janë:

Elvira Diamanti….Marigo
Admir Sorra……..Gjino
Robert Ndrenika….Vangjeli
Hajrie Rondo…….Tana

Xhevdet Ferri……Trimi
Mimika Luca……..Nëna e Marigose
Xhemil Tagani……Papa Sotiri, prifti i fshatit
Mira Minga………Kotja

Mehdi Malkaj…….Milua, budallai i fshatit
Zef Mosi………..Maliqi
Birçe Hasko……..Dasmori gaztor
Aristotel Stefani..Nje nga dasmoret

Margo Arseni
Baftjar Çena

Variacion i komedisë “14 vjeç dhëndërr “ të A. Z. Çajupit. Në këtë komedi autori tregon historinë e martesës së Gjinos 14 vjeçar me Marigonë 28 vjeçare. Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe më në fund fiton.