Shtigje të luftës është një film shqiptar i prodhuar në vitin 1974.

Regjisor: Piro Milkani
Skenari: Safet Kurti dhe Skënder Plasari
Producent: Shqipëria e Re
Muzika: Kujtim Laro.

Përmbajtja e filmit
Ngjarja zhvillohet në Luftën e Dytë Botërore. Kanani një luftëtar i famshëm në të gjithë krahinën e Pezës dhe Shabani një fshatar i vuajtur përballojnë të gjithë djegiet dhe shkatërrimet e fshatit dhe me heroizmin e tyre ngrenë popullin në një hakmarrje të madhe.

Në pah vihet lufta heroike e popullit të Pezës për liri. Figura e karaktere të veçanta e bëjnë këtë film të lehtë e të mprehtë.

Aktorët në role:
Timo Flloko… Kanani
Robert Ndrenika… Shabani
Ndrek Luca… Oficer ballist

Perika Gjezi… Komisari
Minella Borova… Studenti
Albert Verria… Jani Ferra
Rikard Ljarja… Rrema

Sander Prosi… Gjenerali
Guljelm Radoja… Fotografi
Niko Kanxheri… I deleguari i qarkorit
Pandi Raidhi… Babai i Shabanit

Birçe Hasko… Partizan Tafa
Elida Cangonji… Mësuesja
Florinda Manushi… E fejuara e Kananit
Liza Laska… Nëna e Rremës

Teodor Rupi…Koloneli
Zef Bushati… Kapiteni italian
Ferdinand Radi…Italiani
Mihal Stefa

Dario Llukaçi…Recepsionisti
Muharrem Shtylla
Enver Dauti…Një fshatar