Robert Hackman është fotografi që ka dokumetuar një sërë fotografish, që paraqesin pamje nga Shqipëria mes viteve 1975-’89.

Asokohe, bunkerët, ndërtesat që ishin bërë kaq të zakonshme, përfaqësonin mbrojtjen më të sigurtë ndaj të ashtuquajturës ‘lufta e ftohtë’.

Numërohen rreth 500 mijë bunkerë, në një gjendje tejet të amortizuar, ndërsa plot të tjerë të kthyer në kafene, pishina, rezervuarë uji, madje edhe restorante apo shtëpi banimi.

Ishin vitet e luftës së ftohtë, kur pasiguria kishte sjellë nevojën e kombeve për përgatitje ndaj ndonjë sulmi të mundshëm bërthmor, ndërsa diktatori shqiptar Hoxha – sipas BBC-së, – kishte krijuar bindjen, se vendi i tij i vogël komunist ishte nën rrezikun e sulmeve të huaja, për të përmbysur shtetin totalitar.

Pasojat në vend, shenjuan epokën e ndërtimit të bunkerëve pa kriter dhe në masë. Hackman, në librin e tij të titulluar “Metamorfoza”, tregon bunkerët në gjendjen e tyre aktuale.

“Në çdo bashki, fabrikat e betonit filluan ndërtimin e bunkerëve 24 orë në ditë, çdo ditë, nga viti 1976 deri në 1989. Një punëtor që intervistova, më tha se fabrika ku ai punonte kishte tri turne, që ndërroheshin çdo tetë orë.

Në çdo turn bëheshin pjesë të ndryshme për bunkerët, në mënyrë që asnjë palë të mos i dinte detajet e sakta të ndërtimit, që prodhoheshin aty.

Një tjetër inxhinier, i fushës përgjegjëse për ngritjen e bunkerëve, më tregoi se punonte 10 orë në ditë dhe çdo ditë pa pushim, për dhjetë vjet.”/Konica.al