Nga Albert Vataj

Berati si qytet eshte i ndertuar ne mes te kater maleve e te duket si nje amfiteater antik. Mali i Tomorrit , Mali i Shpiragut , Mali i Gorrices dhe Kalaja.

Ne mes te qytetit kalon Lumi Osum , qe e ndan Beratin ne dy pjese dhe qe lidhen nepermjet Ures se Gorrices , e cila ka shtate harqe dhe e ndertuar ne vitin 1870

Sipas legjendes dhe gojedhenave ne ate kohe ishin dy vellezer. Vellai i madh quhej Tomorr dhe vellai i vogel quhej Shpirag. Kishin edhe nje moter te vetme qe quhej Kala. Pasi i shpallen lufte njeri tjetrit, Shpiragu i qellon me topa Tomorrit duke e bere me gropa, ndersa Tomorri i qellon me shpata Shpiragut duke e bere me vija. Kalaja, motra e tyre qe i donte aq shume, nga te qaret , lotet e saja krijuan Lumin Osum.

Tomorri, 2416 metra i larte mbi nivelin e detit. Me hijeshine e tij te rende. Me deboren e vete mbi krye qe i qendron dimer e vere pa u shkrire. Me ujin e ftohte si kristal. Me kullota dhe me blegtori te shendetshme. Tomorri, ku aq bukur i kane kenduar Naimi e Cajupi, eshte prezantuesi i pare ne kete qytet dhe kur e sheh nga larg te duket sikur te thote:

Miresevini, ne jemi ketu e ju presim!

Kur qendron para Tomorrit e kthen koken pas, te shfaqet ”vellai” tjeter Shpiragu. O Zot, c’bukuri. C’arkitekture e rralle e natyres. Vertet shpata e Tomorrit i krijoi keto viza mbi mal aq simetrike?! Ralle se gjen nje mal te tille.

Ne mes te qytetit ngrihet madheshtore kalaja e lashte me nje histori te madhe e te vecante e te duket se cdo vizitori qe ka ardhur ne Berat sikur ia ben me sy per t’u ngitur lart e per ta vizituar. Pasi i ngitesh mes ajrit te paster te pishave, ne hyrjen e saj kryesore te bie ne sy menyra e lashte e ndertimit. Muret e saja te ndertuara me gure te medhenj te thone, ketu eshte Iliria. Kalaja e Beratit me bedenat e saj eshte deshmitare e atyre koherave, e qendreses se popullit shqiptar kunder pushtuesve turq. Quhet edhe vendi i shenjte per vete faktin se brenda ne te ndodhen shume kisha me pikturat e tyre te fameshme te ndertuara nga mjeshtri i madh Onufri dhe biri i tij Nikolla.

Pasi ke hyre brenda ne qytet te duket vetja sikur je brenda nje dekori te ngritur per te luajtur film. Ky eshte vetem nje iluzion. Nuk jeni ne ndonje dekor filmi, jeni ne ate qe quhet: BERAT 2400 VJECAR.

Mangalemi dhe Gorrica. Dy lagjet me karakteristike te qytetit. Shtepite e ndertuara njera mbi tjetren, qe asnje piktor s’do ti vendoste dot aq bukur, i kane dhene emrin Beratit : “Qytet i nje mbi nje dritareve”.

Rrugicat e ketyre lagjeve jane te shtruara me kalldrem, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kane lene trashegim brezave me te rinj. Keshtu ne fillim te viteve 70-te shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare, do te shkruante poezine ”Gureskalitesit e vegjel” kushtuar pioniereve beratas.

Muret e shtepive jane te ndertuara me gure te skalitur ku shkelqejne nga bardhesia e gelqeres. Ajri i paster i pishave perreth, gjelberimi i tyre i perhershem, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamite e bukura dhe te lashta ne qender te qytetit ku nder me te njohurat jane: Xhamia Mbret (1512 ), Xhamia e Plumbit (1555 ), Xhamia e Beqareve (1827) si dhe Xhamia e Celebi Hysen Pashes (nipi i Kara Mahmut Pashes) ne lagjen Murat Celepias , jane deshmija qe qytetaret beratas si gjithe qytetaret e tjere te Shqiperise jetojne ne harmoni me njeri tjetrin pa dallim feje.

Burimi: KultPlus.com