Një perandor kinez, një ditë u betua:
“Do t’i pushtoj e do t’i zhduk prej mbretërisë time të gjithë armiqtë e mi!”.
Pas pak kohësh, nënshtetasit e tij e panë se si perandori po shëtiste nëpër kopsht i kapur krah për krah me armiqtë e tij më të mëdhenj, qeshte dhe bënte shaka me ta.

“Por…” – tha i befasuar një oborrtar i tij, -“po ti je betuar se do t’i zhdukësh prej mbretërisë të gjithë armiqtë e tu?”.
“I kam zhdukur me të vërtetë” -pranoi perandori,- “i kam bërë të gjithë miq”.

Provo të gjesh mënyra për të rregulluar marrëdhënie apo situata, nuk është gjithmonë hakm, arrja mënyra e duhur. Mënyra më e mirë për tu hakmarrë ndaj dikujt është të sillemi ndryshe nga ai. Ktheje me mirësi çdo të keqe që vjen dejt teje.

Problemet na mësojnë sesi të veprojmë, armiku ynë më i keq mund të bëhet mësuesi ynë më i mirë.

Burimi: Akropoli i Ri

Advertisements
Advertisements