Një burrë kishte vendosur që të punojë livadhin e vogël afër shtëpisë së tij, për të realizuar një qilim të gjelbër. I kushtonte qilimit të gjelbër gjithë kohën e lirë.

Gati arriti qëllimin e vet, kur, në pranverë, pa që në qilimin e tij lindën disa tarasakë, me lulet e tyre të verdha dhe shkëlqyese. Sa më shpejt kërkoi t’i shkulë me gjithë rrënjë.

Por, të nesërmen dy lule të tjera të verdha binin në sy në qilimin e gjelbër të tij. Shkoi të blejë një helm të fuqishëm. Por më kot! Nga ky moment, jeta e tij u bë një luftë e vazhdueshme kundër atyre luleve të verdha aq të forta, që çdo pranverë ishin gjithmonë më shumë. 

“Çfarë duhet të bëj akoma?” – i tha një ditë, i zemëruar dhe i zhgënjyer gruas të vet.

Ajo e qetë, iu përgjigj: “Pse nuk provon që t’i duash ato?”

Burri e bëri këtë provë. Dhe pas një kohe të shkurtër, ato lule të verdha i dukeshin atij si një dorë e një artisti të madh në qilimin e gjelbër të livadhit të tij të vogël. Dhe filloi të jetë i lumtur.

Sa persona të ngacmojnë, të nervozojnë! Përse nuk provon që t’i duash?

Burimi: Akropoli i Ri