“Të falem i bukuri Durrës” kjo këngë që ngre peshë jo vetëm zemrat e durrsakëve e kënduar nga Qemal Kërtusha ka mbetur kënga emblemë e qytetit tonë në dekada.

Qemal Kërtusha është konsideruar si bilbili i këngës qytetare durrsake, ndërsa zëri i tij i papërsëritshëm. Ai është një emër mjaft njohur i skenës. Këngëtari durrsak ka marrë pjesë 16 herë në festivalin e këngës në RTSH dhe pothuajse në të gjithë pjesëmarrjet, këngët e tij janë vlerësuar me çmime të dyta dhe të treta.

Edhe pse në moshë të thyer ai kujton me emocion pjesëmarrjen e parë, kur mes vështirësive edhe problemeve të ndryshme u zhvillua festivali i parë dhe çdo gjë shkoi mirë.

Ai është një admirues i rregull i festivalit të këngës dhe vlerëson punë që bëhet për organizimin e tyre. Në lidhje me festivalet e fundit dhe këngëtarët e rinj, Kërtusha dëshiron t’u japë atyre një këshillë si si duhet të punojnë për të patur një interpretim sa më të mirë e për të marrë duartrokitjet e publikut. Mosha ecën por Kërtusha ka mbetur i ri me zërin e tij brilant teksa i këndon me shumë dashuri e admirim qytetit të Durrësit.

/portali DurresLajm/