Këngëtarja, Bleona Qereti se fundmi ka kujtuar 25 nëntorin 1994, ditën kur fitoi konkursin për të marrë pjesë në festivalin e dhjetorit.

Bleona shkruan se, kjo ditë ka mbetur dhe do të mbetet gjithmonë në memorien e saj. Ndërsa poston një video të performancave më të bujshme dhe të pëlqyera të saj ndër vite, Bleona shkruan se, 25 nëntorin 1994 nuk do ta harrojë kurrë.

Nuk do ta harrojë atë ditën me shi që priste para televizionit për të marrë rezultatin e konkursit.

Kur u shpall fituese e konkursit, Bleona thotë se, nuk mund t’i ndante lotët nga shiu, pasi nga emocioni i madh kishte qarë. Ishte vetëm 14-vjeçe dhe pjesëmarrësja më e re në festivalin e dhjetorit.

“25 nëntor 1994 është data që fitova konkursin për të marrë pjesë në festivalin e dhjetorit. Është një datë e cila do të ngelet përgjithmonë në memorien time. Kanë kaluar 25 vite që atëherë, por unë nuk e harroj atë ditë me shi që prisja para televizionit për të marrë rezultatin e konkursit. Babai im @nazmiqereti mundohej të më fuste në çadër që të mos lagesha, por unë nga ankthi dhe emocionet nuk ndjeja asnjë pikë shiu që më binte në fytyre, derisa i ndjeri #selimishmaku doli poshte televizionit dhe na tha: “Ne si juri mendojme qe Bleona duhet te kendoje ne festival” – nuk arrija te ndaja lotet nga pikat e shiut….. isha 14 vjec dhe pjesemarresja me e re ne festival. Sot dua të falenderoj nga zemra të gjithë bashkëpunëtoret e mi më të afërt, më saktë legjendat e muzikes shqiptare do të thoja, sepse jane pikerisht ata qe kanë bërë historinë e muzikës tone me krijimtarite e tyre.”, shkruan Bleona në Instagram./K.C/

Burimi: dritare.net – https://dritare.net/bleona-qereti-behet-nostalgjike-kujton-diten-kur-fitoi-konkursin-per-ne-festivalin-e-dhjetorit/